Nga muza poetike e poetit Agim Desku
BURRËNIA
Sot me ç’mallë
e kërkoj këtë fjalë
Me pishë të natës
e me diell të ditës
Dhe nuk e gjej
Vdiq
me vdekjen
e burrave të dheut
Nësër
Sërish ndoshta lindin
fytyra me zemër
të atdheut
Dikur
burrënia ruhej
në Lezhën e Gjergjit
Dhe në Prekaz
Të kulla e bac Ademit
Aty ku lindin burrat
për të vetmën
Shqipni
Dhe vdisnin
pa frikë
për atdhe e liri
Nëse kërkoni
burra të shejtë
e të fjalës
Në Mitrovicën
e dhembjes
Aty matët burrënia
Që njëzet vite
lumi i bardhë
rrjedh
ndarje shpirti
Qyteti
Nuk sheh ma
Ka sy të vërbër
Fjalës mos i kërkoni
ma shejtëri
As njeriut të sotëm
fytyrë a burrëni
Djajtë ma bënë ferr
kohën time
Dhe na moren fuqinë
për t`jetu me nder
/InforCulture
Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë…
Në fillim të viteve ’70, Enver Hoxha, i prekur nga diabeti dhe probleme të…
Bomba në ambasadën sovjetike ishte justifikimi për të çuar para togës së pushkatimit 22…
Rreth 3,000 anije në muaj kalojnë normalisht nëpër Ngushticën e Hormuzit në Lindjen e…
Të thjeshta, ekonomike dhe të mbushura me vlera ushqyese, vezët e ziera janë…
Një rreth në Zalaegerszeg në perëndim të Hungarisë ka kushtuar 1.5 milionë euro nga…