Sipas fjalëve të drejtorit të Shëndetit Publik të Vorcheshterit, Michael Hirsch, spitalet kanë filluar të zbulojnë simptomën e re te personat të cilët janë testuar pozitivisht me coronavirus
– Atë që kemi vërejtur është që pacientët tanë nuk vijnë me aq shumë probleme respiratore, por me probleme me stomakun – ka thënë Hirch, transmeton Telegrafi.
Siç shpjegon drejtori i Shëndetit publik, dhembja në stomak është rezultat te pacientët te të cilët zhvillohet pneumonia në skajin e poshtëm të mushkërive.
Nëse skajet e poshtme përflaken, irritimi në diafragmë shkakton dhembje në stomak.
– Sa më shumë që do ta njohim këtë sëmundje do t’i shohim edhe manifestimet e saj të cilat nuk i përgjigjen pasqyrës klasike të kollës së thatë dhe temperaturës – shton Hirsch.
– Pikërisht do t’i shohim manifestimet e tjera – thotë Hirsch dhe shton që shumica e pacientëve të cilët kanë pasur dhembje në stomak nuk kanë pasur fare simptoma respiratore.
Kryesisht pacientët e moshës së re kanë pasur dhembje në stomak, ndërsa ata të moshuar kanë pasur simptoma respiratore. /Telegrafi/
Shtypja e lartë e gjakut, e njohur ndryshe edhe si hipertensioni, shpeshherë mund…
Mëlçia është një nga organet që mund të pësojë dëmtime serioze pa e…
Mjalti konsiderohet prej kohësh një nga produktet natyrale më të përdorura në ushqim…
Makina e re e Elon Musk demonstron manovra që deri dje dukeshin të pamundura. Por,…
Me uljen e temperaturave, infeksionet respiratore bëhen më të shpeshta, por shkaktarët e…
Një dhimbje e fortë në shpinë apo në anë të barkut mund…