<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pandemia COVID 19, OBSH: Nuk mjafton vetëm izolimi

Bota duhet të bëjë më shumë sesa izolimi i popullatës për të luftuar pandeminë. Këtë apel e bën Organizata Botërore e Shëndetësisë e cila thekson se tani është shansi vendimtar për të vepruar praktikisht kundër koronavirusit.

Ndërsa shumë shtete po shohin izolimin si mënyrë për të ndalur përhapjen e pandemisë në popullsi, disa vende nuk po e shfrytëzojnë kohën për zbulimin e rasteve të reja dhe luftimin e virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë apeloi të mërkurën qeveritë nëpër botë të zgjerojnë dhe trajnojnë punonjësit e shërbimit shëndetësor, të rritin kapacitetet testuese në komunitet dhe të përshtatin ambientet ekzistuese për pacientët.

“T’u kërkosh njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndalësh lëvizjet e popullatës vetëm sa na blejnë kohë dhe ulin trysninë te sistemet shëndetësore. Por këto masa vetë nuk i asgjësojnë epidemitë,” deklaroi kreu i OBSH-së, Tedros Adanom.

Sipas tij, koronavirusi i ri që ka infektuar rreth 500 mijë veta dhe ka shkaktuar mbi 20 mijë viktima mbetet armiku numër një i publikut.

“Ua kemi thënë botës një apo dy muaj më parë se se atëherë ishte koha për të vepruar. Ai shans na iku por mesazhi im sot është se tani kemi në dorë një mundësi të dytë që s’duhet ta humbim,” shtoi zyrtari i lartë i agjencisë së Kombeve të Bashkuara.

Organizata paralajmëroi sërish se bota përballet me mungesa shqetësuese të pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit e shëndetësisë, veçanërisht maskat, dorashkat dhe veshjet trupore, ndërsa vendet e varfra nuk mund ta përballojnë dot gjatë situatën.

Këto shqetësime dhe koordinimi i një strategjie globale kundër pandemisë do të diskutohen të enjten në një telekonferencë me liderët të vendeve të G-20.

postbck postbck

Recent Posts

Iftarllëku një herë e një kohë

Nga: Tahir N. Dizdari (1900–1972), orientalist dhe folklorist Përshkruaj disi me detaje si u shtronte…

6 hours ago

Shqipëria, Iliria e dikurshme, nga Roma te Perandoria Osmane, një histori lufte shekullore

SHQIPËRIA, ILIRIA E DIKURSHME, NGA ROMA TE PERANDORIA OSMANE, NJË HISTORI LUFTE SHEKULLORE Shqipëria, në…

1 day ago

Rilindasit, ata që e blenë kombin… dhe këta të tashmit që po e plaçkisin dhe shesin

Nga Albert Vataj Historia jonë është një paradoks i dhimbshëm ku sakrifica dhe lakmia shtrëngojnë…

1 day ago

Pse bateria humbet fuqinë? Shkencëtarët gjejnë “fajtorin” e fshehur

Shkencëtarët kanë zbuluar më në fund të vërtetën e fshehur pas dështimit të baterive me…

2 days ago

81 vite nga Lufta e Gadimes – Jetish Akllapi po bërtet: O u vra Ilmia bre!

Në jetën time prej gazetari, sa aktiv e sa pasiv, kam shkruar qindra artikuj, intervista…

2 days ago

Jehona e Azem Bejtës deri në Suedi?!

JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…

3 days ago