Mediet shtetërore kineze pretendojnë se koronavirusi së pari ka ekzistuar në Itali

Mediet shtetëore e kanë lidhur prejardhjen e pandemisë së koronavirusit me Italinë pasi një profesor nga Milani tha se mjekët kanë vërejtur raste shumë të çuditshme të pneumonisë që në pjesën e parë të nëntorit të vitit të kaluar.

Pekini tashmë po e kundërshton vlerësimin e gjerë se qytetit Ëuhan në Kinë është vendi ku ka filluar të përhapet virusi i ri pasi rastet e reja atje kanë rënë.

Disa gazeta dhe televizone shtetërore në Kinë, përfshirë gazetën “The Global Times” dhe televizionin “CCTV” e kanë shfrytëzuar deklaratën e profesorit italian, Giuseppe Remuzzi.

Gazeta “The Global Times” raportoi se virusi ka mundur të ketë qenë duke u përhapur në Itali para shpërthimit të epidemisë në Kinë.

Ndërkohë televizioni “CCTB” e citoi një intervistë tjetër të profesorit Remuzzi, ku theksonte se një formë e panjohur e pneumonisë ishte shfaqur në Itali në tetor të vitit të kaluar.

Sidoqoftë, në një intervistë tjetër për faqen e pavarur kineze “DeepTech”, profesori italian tha se qëllimi kryesor i komente të tij të mëhershme ishte të theksonte se para sa kohësh ka mundur të jetë përhapur virusi para se të zbulohej e jo për ta gjetur vendin e parë të përhapjes.

Ndryshe, Italia ndodhet në vendin e parë në botë me numër të viktimave të koronavirusit, ndërsa Kina në vendin e dytë sa i përket numrit të të infektuarve. Përderisa në Kinë po bie numri i rasteve të reja, në Itali po vdesin qindra njerëz çdo ditë.

postbck postbck

Recent Posts

Pse nuk duhet ta shikoni orën nëse zgjoheni në mes të natës?

  Gjumi është një nga nevojat themelore të organizmit njerëzor dhe luan një rol jetësor…

1 day ago

Hiena me pika, shihet për herë të parë në Egjipt pas 5000 vjetësh

  Një hienë me pika (Crocuta crocuta) është gjetur në Egjiptin Juglindor, rasti i parë…

1 day ago

Sa kohë mund të pini çaj hithre?

Hithra është një bimë që vlerësohet prej shekujsh për vetitë e saj të shumta mjekësore.…

2 days ago

Pse macet janë kafshët shtëpiake më të përshtatshme për shumë njerëz

Macet njihen për pavarësinë dhe praninë e tyre qetësuese, duke i bërë ato kafshë shtëpiake…

2 days ago

Pse xhinset kanë një etiketë lëkure në anën e pasme? Pak njerëz e dinë se cili është qëllimi i saj i vërtetë

Një truk i zgjuar nga prodhuesi që ka të bëjë me çmimin Nëse i keni…

2 days ago

Spiuni sovjetik që mashtroi edhe “nënën” e vet

Nga: Paul Henderson dhe David Gardner / The Daily Telegraph Përkthimi: Telegrafi.com Ndjeu vështrimin e…

2 days ago