Duke parë numrin e të prekurve me koronavirus, Organizata Botërore e Shëndetit ka këshilluar larjen e duarve rregullisht dhe imtësisht. Uji dhe sapuni janë dyshja e preferuar, por nëse s’keni ku t’i lani duart, mund të përdroni dezinfektues.
Siç mund ta keni dëgjuar, duart duhet të lahen me sapun nën ujë të rrjedhshëm për të paktën 20 sekonda. Sapuni minimizon praninë e baktereve dhe viruseve në lëkurë, por edhe tharja e duarve është njësoj e rëndësishme.
Tharja heq lagështirën nga duart dhe pakëso fërkimin, që minimizon më tej transferimin e mikroorganizmave. Mikrobet kalojnë më lehtësisht në lëkurë të lagur sesa të thatë.
Gjithashtu, rekomandohet që duart të thahen me letra njëpërdorimshe. Peshqirët mund të përdoren edhe nga persona të tjerë dhe të transmetojnë patogjenë në duar të pastra. Tharëset nga ana tjetër i përhapin më shumë dhe më larg mikroorganizmat dhe kontaminojnë jo vetëm duart, por edhe mjedisin.
Më pak fjalë, lani duart me ujë dhe sapun, thajini mirë me letra./anabel.al
Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…
Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…
Të gjithëve na ka ndodhur të gjejmë një situatë ku jemi zgjuar ose…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Lënia e duhanit mund të jetë sfiduese, por me një plan të qartë,…
Gjethet e ullirit janë përdorur për herë të parë në mjekësinë popullore në…