<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pastrojini mushkëritë me mjaltë dhe uthull molle

Inflamacioni dhe akumulimi i sekrecioneve në mushkëri si pasojë e të ftohurës ose gripit, mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarrje dhe probleme me gjumin.

Bllokimi, që shkaktohet në kraharor shoqërohet edhe me një kollë të fortë, nëpërmjet së cilës mushkëritë përpiqen të pastrohen.

Gripi dhe e ftohura nuk janë të vetmit që shkaktojnë bllokim të kraharorit nga sekrecionet apo siç njihet, gëlbaza.

Një gjë e tillë mund të ndodhë si pasojë e bronshitit, azmës, fibrozës cistike dhe alergjive.

Ju mund t’u vini në ndihmë mushkërive tuaja duke konsumuar lëngje të ngrohta të kockave, supa, çajra bimorë e të tjerë.

Ndër ushqimet dhe pijet më të rekomanduara nga ekspertët për këtë problem veçohet mjalti i cili është shumë efikas për pastrimin e mushkërive.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, një i rritur mund të konsumojë një lugë gjelle me mjaltë çdo 3 deri në 4 orë.

Ushqime të tjera të dobishme janë hudhra, limoni, erëzat, shega dhe xhenxhefili.

Pastrimi i Mushkërive Nga Sekrecionet

Përbërësit:

Gjysëm luge çaji (2-3 gramë) me xhenxhefil pluhur,

Gjysëm luge çaji (2-3 gramë) me spec djegës pluhur

Çerek filxhani çaji  (100 ml) me uthull molle të pafiltruar

3 lugë gjelle (15 ml) me mjaltë,

Çerek filxhani çaji (100 ml) me lëng të freskët limoni.

Përgatitja

Zieni së bashku uthullën dhe lëngun e limonit.

Sapo të marrë valë hiqeni nga zjarri, shtoni mjaltin, xhenxhefilin dhe specin djegës.

Përziejini mirë së bashku deri sa të përfitoni një lëng me një përmbajtje uniforme, të cilin duhet ta hidhni në një shishe qelqi.

Rekomandohet të konsumoni një lugë gjelle dy herë në ditë për 2-3 ditë me rradhë.

Njerëzit, që kanë probleme me fjetjen si pasojë e bllokimit të mushkërive nga sekrecionet e trasha rekomandohen të përdorin dy jastekë.

Koka duhet mbajtur ngritur që të pengojë kollën dhe problemet me frymëmarrjen.

Ju duhet të shoni tek mjeku nëse sekrecionet zgjasin më shumë se tre ditë, përkeqësohen ose kanë ngjyrë jeshile apo të verdhë.

postbck postbck

Recent Posts

Studimi: Pse nuk duhet ta pini kafenë dhe çajin shumë të nxehtë!

    Pirja e çajit dhe kafesë shumë të nxehtë mund të trefishojë rrezikun për…

7 minutes ago

Këto janë arsyet pse prindërit nuk duhet të shtojnë kripë në dietën e foshnjës së tyre

    Shumë prindër duan të përmirësojnë shijen e ushqimit për foshnjat e tyre, kështu…

17 hours ago

Çfarë i ndodh trupit nëse hani molla çdo ditë?

    Molla është një nga frutat më të njohura në botë për shkak të…

17 hours ago

A është e dëmshme aroma në makinë?

    Me pajisje serioze, ekspertët e ADAC në laboratorin e tyre përcaktuan se aroma…

2 days ago

Pse njerëzit i mbështjellin paratë me letër alumini?

    Shumë njerëz që i mbajnë kursimet e tyre në shtëpi po kërkojnë mënyra…

2 days ago

Rënia e flokëve në majë të kokës mund të jetë një shenjë e këtyre sëmundjeve serioze

    Rënia e flokëve në majë të kokës nuk duhet të jetë vetëm çështje…

2 days ago