<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kjo është historia e shtrëngimit të duarve?


Praktika e të përshëndeturit duke shtrënguar dorën është mjaft e përhapur sot.
Dëshmitë e këtij zakoni janë të rralla. Në perëndim imazhet e shtrëngimit të duarve i atribuohen një stele (gur) të shek. V, ku përshëndeteshin kështu perënditë Athina dhe Era.


Imazhet e shtrëngimit të dorës shfaqen edhe në varrimet e periudhës së shek V, por për historianët bëhet fjalë për një përjashtim. Në Romën antike përshëndetej më shpesh duke u puthur. Shtrëngimi i duarve kufizohej në situata të veçanta dhe u rezervohej njerëzve më të afërt; familjarë dhe miq shumë të shtrenjtë.


Dorështrëngimi babilonez. Gjërat ishin më ndryshe në lindje. Aty kjo praktikë ishte e përhapur që para 4000 vjetësh, të paktën në ceremonitë fetare.
Një nga dëshmitë historike më të rëndësishme vjen nga Babilonia (1800 para krishtit) kur gjatë festimit të vitit të ri monarku shtrëngonte në mënyrë simbolike dorën e statujës së Mardukut, perëndia më e madhe babiloneze, mbrojtës i qytetit antik.
Kam besim tek ty. Shtrëngimi i dorës ashtu si e njohim sot tek të gjithë popujt u përhap në Europë pas rënies së perandorisë romake, gjatë mesjetës nga shek V-X pas krishtit. Ata që e praktikonin më shumë ishin fiset gjermanike, çka tregonte besim të plotë ndaj atij që takonte. Ishte e thjeshtë sepse duke zënë dorën e djathtë ishte e pamundur për të nxjerrë shpatën për t’u mbrojtur.


Qysh atëherë shtrëngimi i dorës është përhapur si vaji dhe është i zakonshëm në shumë kultura. Në vendet anglofone është praktikë në kontekst pune dhe biznesi, në vendet arabe përshëndetja (në versionin e plotë) parashikon që dora të prekë gjoksin, buzët dhe pjesën qëndrore të ballit, pastaj gjesti zgjatet përpara, ndërsa përkulesh.
Në popuj të tjerë përkulesh, ndërsa dora shtrëngon dorën e interlokutorit. Tek Masai më shumë se shtrëngimi i dorës, vetëm sa e ceken; përshëndetja e tyre konsiston në një prekje të lehtë të duarve që zgjat shumë pak.

postbck postbck

Recent Posts

Fruti simbolik i vjeshtës, përfitimet që gështenjat i sjellin shëndetit! Nga zemra, tretja e kontrolli i peshës, çfarë duhet të dini

Gështenjat përmbajnë fibra, vitamina dhe minerale që mund të kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme. Ndryshe nga…

10 hours ago

Ora dimërore apo verore, cila është më e mirë për shëndetin?

    Ora dimërore është më e përshtatshme për shëndetin, pasi drita natyrore në mëngjes…

13 hours ago

Pse i keni duart dhe këmbët gjithmonë të ftohta? Shtatë shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

  Duart dhe këmbët e ftohta janë shpesh një reagim normal i trupit ndaj temperaturave…

13 hours ago

Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë…

14 hours ago

Cili çaj është më i shëndetshëm për zemrën dhe sa filxhanë duhet të pini në ditë?

    Konsumimi i rregullt i çajit lidhet me një rrezik më të ulët të…

3 days ago

Disa metoda për të parandaluar ftohjen

    Secili prej nesh mund të ndihemi të shqetësuar se jemi pranë një ftohje,…

4 days ago