<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Origjina e emërtimit Myzeqe

Myzeqeja është fusha më e madhe e Rajonit Perëndimor dhe e krejt Shqipërisë. Me një sipërfaqe prej 1350 km2, ajo shtrihet nga Shkumbini në veri e deri pranë Vlorës ne jug. Në perëndim si kufi i saj shërben bregdeti i ulët i Adriatikut, kurse në lindje, Myzeqeja shtrihet deri në rrëzë të kodrave të Darsisë, Kuçovës dhe Mallakastrës. Me një gjatësi 65 km dhe gjerësi prej 50 km, kjo fushë zbret nga lindja drejt perëndimit duke formuar në vetvete një krahine gjeografike dhe etnografike nga më të mëdhatë në vendin tonë. Për herë të parë në Histori, termi Myzeqe, përmendet në kronikën mesjetare të Tokove1.

Kjo kronike si për nga titulli dhe autori është anonime. Ajo u quajt me këtë emër nga studjuesi arbëresh, Xhuzepe Skiro, i cili e publikoi atë në ‘’Konferencën e XI të Studimeve Bizantine’’, të mbajtur në Mynih në vitin 1958. Kronika përbëhet nga 3973 vargje, ku 2280 prej tyre kanë të bëjnë drejtpërdrejteë me rolin dhe veprimtarinë e shqiptarëve, në ngjarjet e zhvilluara në Shqipërinë e Poshtme në vitet 1381-1426. Kështu në vargjet 1681-1686 të saj lexojme:

Për këtë u këshilluan të dy krushqit2. Të dërgojnë në Myzeqe në gjithë vendet e shqiptarëve.
Dhe të kërkojnë ndihmë nga gjithë sundimtarët e vendit. Atëherë gjendeshin të paprekur sundimtarët e vendit. Të pangacmuar prej myslymanëve(turqëve). Që ishin fuqi të madhe dhe kishin frikë.

Sipas këtij pasazhi flitet për prijësit shqiptarë të Shqipërisë së Poshtme: Gjin Zenevisin dhe Muriq Shpatën. Në konfliktin e zhvilluar në vitin 1411 me dukën e Qefalonisë, Karl Toko, ata ndjejnë vështirësi dhe kërkojnë ndihmë tek aleatët e tyre. Kështu të dy prijësit vendosën të dërgonin në Myzeqe dhe në të gjitha krahinat shqiptare njerëz, me qëllim që të njoftonin krerët vendas dhe tu kërkonin atyre ndihmë.
Atëherë “miqte” i shkuan menjeherë në ndihmë, sepse sipas kronistit anonim ata ishin krushq të sundimtarit të Drinopolit, Gjin Zenevisit.

Në këtë kohë në Myzeqe sundonin Muzakajt, ku edhe të cilet kishin lidhje martesore me Zenevisët, që sundonin në: Gjirokastër, jugun e Shqiperisë dhe në Çamëri.
Duke shfrytëzuar faktin e mësipërm theksojmë me të drejtë se përveç emrit Myzeqe që është marrë prej sundimit të familjes Muzaka bie poshtë edhe hipoteza e përdorur deri tani, se në mesjeten e vonë Myzeqeja e sotme quhej Fusha e Saurës (Savrës). Këtë toponim e ndeshim tek Barleti, i cili duke u bazuar tek beteja e Savrës (Lushnje) e quan këtë trevë me këtë emër. Ndoshta idea e tij ka qënë vetëm për fushen pranë fshatit Savër, ku u zhvillua beteja shqiptaro-turke e vitit 1385.
Ndërkohë që nga ‘’Kronika e Tokove’’ nxjerrim mjaft të dhëna interesante siç është edhe dukuria e kushtrimit, si pjesë përbërëse e të drejtës zakonore shqiptare, ku “dy krushqit” bëjnë thirrje për ndihmë. Ky fakt tregon se në Myzeqe në fillim të shek XV ekzistonte e drejta zakonore (Kanuni), e cila do të funksionojë këtu edhe disa shekuj me vonë.

‘’Kronika e Tokove’’ është shkruar në gjuhën e folur greke të shekullit të XV. Ajo përshkruan përpjekjet e dukës Karl Toko, sundimtarit të Qefalonisë për të shtrire sundimin e tij ne tokat e Epirit, Etolisë dhe Akarnanise, ku shumica e popullsise ishin shqiptarë. Kronika është shkruar para vdekjes se Karl Tokos në vitet 1422-1423.
2. Koço Bozhori-Filip Liço, Burime tregimtare Bizantine për Historinë e Shqipërisë, shek. X-XV, Akademia e Shkencave, Tiranë 1975, f. 283

Nga Ilirjan Gjika

postbck postbck

Recent Posts

Regjimenti shqiptar i Napoleonit: Koloneli Minot, i shkruante ministrit francez të luftës për veshjen tradicionale shqiptare..

REGJIMENTI SHQIPTAR I NAPOLEONIT. KOLONELI MINOT, I SHKRUANTE MINISTRIT FRANCEZ TË LUFTËS PËR VESHJEN TRADICIONALE…

43 minutes ago

Kënga e një emri të lavdishëm të historisë, që mbrojti atdheun duke mposhtur Cërnagoren dhe Rusinë

Salih Kabashi KËNGA E NJË EMRI TË LAVDISHËM TË HISTORISË, QË MBROJTI ATDHEUN DUKE MPOSHTUR…

1 day ago

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor

Kush e ngriti e kush e solli flamurin ndër malësor. Tri referenca shkencore të pa…

1 day ago

Gravura e vitit 1886 tregon mullirin e hershëm të Prishtinës

Një gravurë e vitit 1886, nga arkitekti dhe piktori çek Vladislav Titelbach, e publikuar në…

4 days ago

Xhubleta Shqiptare – Thesar i Trashëgimisë Kulturore

Xhubleta është një nga veshjet më të vjetra tradicionale shqiptare dhe një simbol unik i…

4 days ago

Boshnjakizimi i fiseve shqiptare në Sanxhak

Baki Shala Shpërndarja fisnore e shqiptarëve në Sanxhak tregon qartë prejardhjen e tyre nga Malësia…

4 days ago