Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka bërë thirrje te qytetarët se për të gjithë artikujt e blerë me doemos të kërkojnë edhe kuponin fiskal.
Në këtë mënyrë edhe qytetarët mund të ndihmojnë që çmimet të qëndrojnë stabile dhe biznese të caktuara të mos e shfrytëzojnë situatën e krijuar.
“Si anëtar i Komisionit të posaçëm për parandalimin e infeksionit të Corona Virus COVID-19, ju bëj thirrje që çdo produkt ushqimor dhe farmaceutik që blini, detyrimisht merreni edhe kuponin fiskal. Është me lehtë për AKK dhe ATK-n në identifikimin e ndërmarrje që potencialisht abuzojnë me çmimet e produkteve. Gjurmën mbesin, shteti vepron”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërsa, sot gjatë ditës ATK-ja ka bërë të ditur se ka vërejtur rritje çmimesh dhe ka paralajmëruar mas ligjore për të gjithë ata që e keqpërdorin rastin.
JEHONA E AZEM BEJTËS NË SUEDI Duke shfletuar arkivin e gazetës suedeze Svenska Dagbladet te…
BESA. HISTORIA E NËNËS QË MBROJTI NË BESË, VRASËSIN E TË BIRIT Besa, para së…
Ekspertët thonë se njerëzit nuk duhet ta lënë asnjëherë qumështin në derën e frigoriferit,…
Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës…
A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i…
Halim Dauti është një figurë e njohur jo vetëm në fshatin Vllahi, por edhe në…