Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, kompanitë turistike si dhe operatorët, se të gjitha hapësirat publike, të cilat janë të destinuara për vizitorë do të jenë të mbyllura deri me datë 27Mars ,shkruan InforCulture.Info.
Një gjë të tillë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
Ky vendim është marrë si masë mbrojtëse nga Korona Virusi.
Ky është noftimi i plotë:
Njoftim:
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, kompanitë turistike si dhe operatorët, se të gjitha hapësirat publike, të cilat janë të destinuara për vizitorë, Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Muzeu Arkeologjik në Prizren, Hamami i Gazi Mehmet Pashës si dhe Hidroelektrana, do të jenë të mbyllura nga data: 13.03.2020 deri me datën 27.03.2020.
Ky njoftim vije, si rezultat i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me ndërmarrjen e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 i njohur si Corona Virus, në kuadër të zbatimit të pikës 5 të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, do të vazhdon bashkërendimin e veprimeve me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do t’i mbajë të informuar qytetarët e vendit për hapat në vazhdim.
Mehemet Aliu, Ibrahim Pasha, Soliman Pasha (Seve) dhe suita e tyre. Ngjitja në kalanë e…
Shqiptarve u pëlqen politika e kafehaneve… Politika e kafehaneve Shqiptarve, përgjithësisht, u pëlqen politika. Jo…
Sot festohet 7 Marsi, Dita e Mësuesit, një ditë simbolike kushtuar nderimit dhe vlerësimit të…
Damir Dibra Ded Gjo Luli, Krajl Nikolla, Anto Gvozdenoviq dhe nji ushtarak malazez, që sipas…
Nga: Ismet Azizi Kokaj Nga kapja në Sjenicë, te përkthimi në Tiranë dhe publikimi në…
Nga: Pëllumb Vreka Viti 1992. I ndodhur në Greqi për shërbim pune, drekova me ish-gjeneralin…