Në fotografinë e pasaportës, letërnjoftimit apo edhe mjeteve të tjera të identifikimit mund të vërejmë se dalim serioz, ndonjëherë edhe të zemëruar. Gjithashtu ndonjëherë edhe kemi qeshur me mënyrë se si kemi dalë në fotografinë e mjeteve tona identifikuese.
Por a e keni ditur ndonjëherë arsyen pse nuk mund të qeshim në fotot për pasaportë?
Sipas Regjistrit Kombëtar të Identifikimit dhe Gjendjes Civile (RENIEC) thuhet se:
“Një pasaportë duhet të ketë foto aktuale, madhësi të përcaktuar, sfond të bardhë, përballë, pa buzëqeshje, veshët të zbuluar, vetullngrysur, pa syze, pa modifikime, pa rroba, përveç kreut fetar.”
Sipas RENIEC, buzëqeshjet në këto fotografi mund të komplikojnë problemin me njohjen e fytyrës në sistem, transmeton albinfo.
Këshilltarit në Teknologjinë e aplikuar në menaxhimin publik dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Menaxhimit të Informacionit të Ministrisë së Brendshme të Argjentinës, Eduardo Thill, thotë se kjo mund të evitojë problemin në të ardhmen, ndaj fotot duhen të jenë pa buzëqeshje dhe pa shprehi të tjera në fytyrë, sepse kjo mund të bëhet problem për identifikimin më vonë.
“Nëse realizimi i fotove do të jetë vetullngrysur dhe duke buzëqeshur, kjo do të gjenerojë një shkallë minimale të përputhshmërisë, dhe ajo do të pengojë njohjen e fytyrës”, ka thënë ai.
Pllakat tektonike në lëvizje, si do të ndryshojë harta e Tokës? Pas miliona vitesh Afrika…
Rritet shpejt, lulëzon gjithë verën dhe tërheq fluturat – një zgjedhje e thjeshtë që e…
Si ndikon ndryshimi i orës te gjumi, shëndeti dhe rutina e përditshme e qytetarëve Këtë…
Pse quhet ngushtica e Hormuzit dhe çfarë po ndodh përreth saj, por a është ky…
Fotografia e realizuar në vitin 1924 në Ibarac, pranë Rozhajës, paraqet një grup burrash shqiptarë…
Bakteret e dobishme në këtë ushqim tradicional tregojnë potencial për eliminimin e nanoplastikës, sipas një…