Për të përgatitur një dizenfektues “handmade” ju duhet alkool etilik, glicerinë dhe peroksid hidrogjeni, i holluar me ujë të distiluar ose të zier.
Kjo është receta, e cila gjendet në një dokument të botuar në faqen zyrtare të OBSH-së, ku gjithashtu shpjegohen të gjitha hapat e nevojshëm për përftiminin e dizenfektuesit, aq të kërkuar së fundmi me përhapjen e koronavirusit.
OBSH shpjegon se për të përgatitur dhjetë litra dezinfektues, duhet të përdoren rreth 8.3 litra alkool etilik 96%, 420 mililitra peroksid hidrogjeni 3% dhe 145 mililitra glicerinë 98%, duke e çuar më pas masën e përftuar në vëllimin e 10 litrave, me ujë steril.
Uji që do të përdoret duhet të distilohet ose zihet dhe pastaj të ftohet, ndërsa ena mund të jetë plastikë ose qelq, ndërsa masa mund të përzihet me mjete plastike, metali ose druri.
Larja e shpeshtë e duarve, dhe dizenfektimi janë dy nga masat kryesore që këshillohen për tu mbrojtur nga koronavirusi. Ndaj pas përhapjes së virusit vdekjeprurës, ashtu si me maskat kirurgjikale, njerëzit nxituan drejt farmacive për të blerë dizenfektues. Si rrjedhojë, çmimi i tyre u rrit ndjeshëm dhe u bë e vështirë që të gjenden në treg. Kjo gjë ndodhi edhe në vendin tonë, pasi Italia u bë vatra e tretë e Covid-19 dhe rreziku potencial për tu prekur u rrit ndjeshëm./Opinion.al
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se ojnat,…
Pozicioni i kokës gjatë gjumit mund të ndikojë më shumë sesa mendoni në shëndetin…
Shpimi i veshëve tek foshnjat mbetet një temë e debatueshme për shumë prindër. Ja…
Fjalia që prindërit nuk duhet ta thonë kurrë! Nga Lira Gjika Mbylle gojën Kjo…
Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në Dritare TV, theksoi se Himara është një…
Pas vendimit për të mos u dorëzuar, ushtarët italianë në Shqipëri nuk mbetën të…