Një epidemi e re ka shpërthyer në Shtetet e Bashkuara. Këtë herë ajo nuk prek njerëzit, por prek zogjt dhe ekspertët thonë se mbetet i panjohur.
Ndërsa njerëzit dhe kafshët e tjera luftojnë me Covid-19, specie të shumta zogjsh, kryesisht në Uashington D.C., gjenden të ngordhura pa ndonjë arsye, shkruajnë mediet e huaja.
Fenomeni filloi në Prill në shumë shtete të SHBA dhe ornitologët aktualisht thonë se zogjtë që ngordhin kanë sy të fryrë dhe probleme neurologjike, që më pas i bën ata të humbin ekuilibrin.by TaboolaSponsored LinksYou May LikeThese Twins Were Named “Most Beautiful In The World,” Wait Till You See Them TodayAppurseJim Monsma, themelues dhe drejtor i një qendre për mirëqenien e kafshëve në kryeqytetin amerikan, thotë se nuk është e pazakontë të gjesh zogj me probleme në sy, por kjo është “një epidemi e pazakontë”.
Testet mbi zogjtë e ngordhur deri më tani kanë dështuar. Janë përjashtuar shkaqe të ndryshme të mundshme, siç është sëmundja e Nilit Perëndimor. “Ne nuk dimë asgjë akoma”, pranoi Z. Monsma.
Shkalla e vdekjes së shpendëve shqetëson ekspertët: “Ne po humbasim popullatën tonë të shpendëve në një shkallë alarmante. Rreth një e treta e specieve në Amerikë po ngordhin me shpejtësi dhe kjo po përhapet në speciet e tjera. Në asnjë rast nuk mund të përjashtojmë që kjo të kalojë te njerëzit”, shpjegon Monsma.
Top Channel
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…