NGA TRASHËGIMIA JONË KULTURORE
ZEJA E MBATHËTARËVE (NALLBANËVE) QË PO ZHDUKET
Gjatë kohëve kur kafshët (kali, gomari, kau, mushka) shfrytëzohëshin për punë zeja e mbathëtarit ishte mjaft e përhapur dhe e vleresuar kudo.
Me përparimin e teknilogjise dhe me futjen ne përdorim të mjeteve teknike (traktorë, kamionë, vetura) perdorimi i kafshëve për punë u zvoglua, numri i tyre po ashtu qê si pasojë kishte edhe rrënien dhe zhdukjen e zejës së mbathëtarve.
Në Pejë, ku dikur vepronte një numër i madh mbathëtaresh (meqë kultivohëshin dhe përdorëshin shumë kafshë) dy mbathëtarë të fundit ishin Sami Muhaxheri dhe Hysen Bruqi, punëtoria e të cilit afer Taphaneve, ku tash punon i biri i tij Lulzimi, ka mbetur e fundit e këtij lloji.
Në besimet e bestytyrnitë popullore patkoji (pejançe nallçeja) sjellë fat dhe shpeshhere vendoset mbi dyer të shtëpive, dyqaneve etj. /Naser Ferri, Albanian Vintage Photography, people, cities, culture and history
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…