<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Zbulohet një planet i çuditshëm me re titani 260 vite dritë larg nga Toka

Kur mendoni për objekte të ndritshme në qiellin e natës, hëna ose Venusi mund të vijnë në mendje.

Por këto objekte zbehen në krahasim me një botë të re, për të cilën shkencëtarët thonë se janë aq ekstreme sa ndoshta nuk duhet të ekzistojnë.

Planeti jashtëzakonisht i nxehtë duket se është i mbështjellë me re metalike të bëra prej titani dhe silikate që reflektojnë 80 për qind të dritës përsëri në hapësirë.

Kjo e bën atë objektin më reflektues të universit të njohur, duke kapërcyer Venusin, e cila reflekton rreth 75 për qind të dritës hyrëse.

“Është një pasqyrë gjigante në hapësirë”, tha James Jenkins nga Universiteti Diego Portales. Planeti, i quajtur LTT9779b, dhe ylli i tij ndodhen rreth 264 vite dritë nga Toka në drejtim të yjësisë.

Diametri i planetit është rreth 4.7 herë më i madh se Toka dhe ai rrotullohet shumë afër yllit të tij, që do të thotë se temperatura e sipërfaqes së tij është rreth 3270°F (1800°C) – më e nxehtë se lava e shkrirë.

Një atmosferë me re me bazë uji, si në Tokë, do të ishte hedhur në erë nga rrezatimi diellor shumë kohë më parë.Por ata besojnë se retë e tij janë metalike, një kombinim i titanit dhe silikatit.

“Ne madje mendojmë se retë mund të kondensohen në pika dhe të ketë shi titani që bie në pjesë të atmosferës,” tha Jenkins.

InForCulture

Recent Posts

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

9 minutes ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 hours ago

Personat që kanë këtë problem shëndetësor nuk guxojnë të hanë mandarina

Personat që vuajnë nga refluks gastroezofageal (GERD), gastriti, ulçera e stomakut, sëmundjet e rënda të…

4 hours ago

Dhimbja e nervit shiatik, kur kërkohet vlerësim mjekësor?

    Dhimbja shiatike përshkruan dhimbjen që përhapet nga mesi ose vithet drejt pjesës së…

4 hours ago

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

1 day ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

1 day ago