<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Viti 1980, kur qeveria vendoste që edhe Lopët të hanin me llogari

Vazhdojmë me çuditë e udhëheqjes së lartë komunistë në lidhje me procesin e tufëzimit dhe kufizimit të oborrit. Më 4.11.1980 Byroja Politike zhvilloi mbledhjen vendimtare që lidhej me procesin e tufëzimit.

Mbledhja me temë “Mbi disa probleme të oborrit kooperativist dhe për përsosjen e drejtimit, organizimit dhe shpërndarjes së produkteve të bagëtive të imëta të tufëzuara”, u përçua nga diskutime me karakter qesharak që tregonin më shumë se çdo gjë nivelin mediokër të një klase politike në fazën më të lartë të degradimit. Në mbledhjen dalin shumë fakte, madje edhe zhvillimi i 70 mijë gjyqeve proceduese në fshat. Nga diskutimet e gjata, kam përzgjedhur disa copëza interesante:

Hekuran Isai: Kooperativa bujqësore e Jub-Sukthit…ka deri në 30 familje që marrin nga 800 deri në 1.000 lekë vetëm nga qumështi. Është njëfarë Selim Kelmendi i cili merr 1.600 lekë vetëm nga qumështi. Ka familje shesin 16-20 litra qumësht në ditë në ndërmarrjen e grumbullimit, pa përmendur atë që konsumon vetë.

Një fenomen tjetër që po na shfaqet në Rrethin e Durrësit është se anëtarët po na shesin qumësht me shishe nëpër familjet; që në orën 5 të mëngjesit i ke njerëzit te dera me shishet e qumështit që i shesin. Ky është problem i madh dhe mjaft shqetësues mendoj unë.
Enver Hoxha: Dhe me shishe ua shesin?

Hekuran Isai:Po, me shishe. Lënë një shishe, marrin një tjetër, njëlloj si në dyqanet e bulmetit.
Enver Hoxha: Po, po
Hekuran Isai:Unë mendoj që bagëtia e oborreve të kooperativës të zonës fushore duhet të hiqet…

***
Enver Hoxha:…Gjithashtu në oborr, kooperativisti mund të mbajë edhe pula fushe, por jo derra, gjela deti ose pata. E para, që të mos lejojmë më spekulime me këto lloj shpendësh dhe e dyta, të mos lejojmë më të rriten në oborr të tilla shpendë që dëmtojnë kooperativën.

Gjeli i detit ose pata dëmton pronën kooperativiste, kurse pula e fushës nuk e dëmton se familja mund t’i mbajë këto edhe në qymez, ose të rrethuara brenda parcelës së oborrit. Sidoqoftë, edhe sikur të dalin të kullosin në tokat e kooperativës, ato nuk i dëmtojnë bimët, siç dëmtojnë patat ose pulat e detit.

Mehmet Shehu: Për gjelat e detit apo patat duhet të nisemi nga pikëpamja që t’i prodhojnë vetëm kooperativat dhe fermat dhe jo familjet, që të mos bëhen spekulime nga ana e këtyre.
Enver Hoxha: Ashtu është, të mos lejojmë të krijohen mundësi që të bëhen spekulime nga oborri.

***
Mehmet Shehu: Ju keni mendimin që tufëzimi i lopëve të bëhet edhe në mal, edhe në fushë?
Enver Hoxha: Unë mendon që tufëzimin duhet ta bëjmë kudo, duke përfshirë edhe zonat malore, për arsye se edhe atje ka shumë punë për të bërë kooperativisti. Në qoftë se mendojmë ta angazhojmë atë me punë, bujqësia ka plot.

Mehmet Shehu: Lopët e përgjithësisht bagëtitë e oborreve kanë ngrënë pa llogari, kurse me tufëzimin do hanë me llogari.
Enver Hoxha: Ashtu është, kanë ngrënë pa llogari, por tani do hanë me llogari dhe do të hanë më mirë, sikurse do të shfrytëzohen më mirë.

Nga Kastriot Dervishi/55news.al

postbck postbck

Recent Posts

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

29 minutes ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

39 minutes ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

3 hours ago

Personat që kanë këtë problem shëndetësor nuk guxojnë të hanë mandarina

Personat që vuajnë nga refluks gastroezofageal (GERD), gastriti, ulçera e stomakut, sëmundjet e rënda të…

4 hours ago

Dhimbja e nervit shiatik, kur kërkohet vlerësim mjekësor?

    Dhimbja shiatike përshkruan dhimbjen që përhapet nga mesi ose vithet drejt pjesës së…

5 hours ago

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

1 day ago