Shqipëria pritet të përfshihet sërish nga stuhi të forta ere dhe shiu. Sipas sinoptikanëve e premja, krahas erës së fuqishme do të ketë edhe rebeshe shiu.
“Rikthehen stuhitë e erës dhe rebeshet e shiut, fillojnë nga pjesa perëndimore, vija bregdetare dhe përfshin gjithë pjesën e territorit pothuajse i gjithë vendi”, tha sinoptikania, Lajda Porja.
Qarku i Vlorës prite të jetë më problematik ku shpejtësia e erës do të jetë mbi 85 km në orë.
“Era shumë e fortë mbi 85 km/orë do jetë në Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Korçë”, tha Porja.
Stuhitë e erës do të jenë prezentë në territorin shqiptar edhe ditën e hënë.
“Rikthehen stuhitë e erës të hënën, sepse është kjo masa e ftohtë nga Europa”, tha Porja.
Vetëm dy ditë më parë dy persona, një elektriçist që po punonte për rikthimin e energjisë dhe një peshkatar, humbën jetën nga stuhia që goditi vendin tonë.
Shirat të shoqëruara me erëra të forta shkaktuan edhe dëme të shumta materiale, kryesisht në jug.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…