Një sekret i zgjuar që mund të na freskojë netët e nxehta të verës, sugjerojnë ekspertët. Është me kosto të ulët dhe shumë efikas.
Të gjithë e dimë se kur rritet merkuri, netët bëhen të vështira për ata që nuk kanë kondicioner ose nuk duan ta ndezin, sepse ua vështirëson frymëmarrjen.
“Putin është sëmurë”, Rama tregon prapaskenat nga Samiti: Na thanë se kish…
Megjithatë, ekziston një truk me ventilatorin që mund të ofrojë lehtësim në një natë të nxehtë me nxehtësi mbytëse. Kjo është teknika e ventilimit të kryqëzuar ose lëshimit të nxehtësisë.
Gjithçka që ju nevojitet është një ventilator dyshemeje që mund të vendoset “fytyrë” në një dritare të hapur. Domethënë, në vend që ventilatori të na fryjë direkt teksa jemi të shtrirë në shtrat, sekreti është ta kthejmë në mënyrë që të “shohë” një dritare të hapur.
Konsulenti i dizajnit mjedisor me bazë në Zelandën e Re Nelson Lebo rekomandon vendosjen e ventilatorit në një anë me hije të shtëpisë përballë dritares sapo temperatura e jashtme të bjerë nën atë brenda shtëpisë.
Kjo teknikë aktivizon rrjedhën e tërthortë të ajrit ku në thelb ajri i nxehtë fryhet nga shtëpia dhe ajri i ftohtë lejohet të hyjë.
Për Nelson Lebo, kjo metodë është më praktike sesa vendosja e ventilatorit përpara nesh gjatë kohës që flemë, një praktikë që thajnë hundën dhe rrugët e frymëmarrjes dhe mund të jetë edhe e bezdisshme për shkak të zhurmës./abcnews.al
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…