Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të freskëta dhe të thata në sasi të kufizuara dhe të paracaktuara. Dieta “hipoglikemike”, e bazuar në ushqime me origjinë bimore aktivizon qelizat “vrasëse” që luftojnë tumorin.
Kjo është ajo që del nga një studim i kryer nga një grup studiuesish të Fondacionit të Institutit Kombëtar të Kancerit Irccs në bashkëpunim me Institutin Firc të Onkologjisë Molekulare (Ifom) dhe mbështetjen financiare të Fondacionit Airc.
Efektet e dietës hipoglikemike në kancer
Studimi, i publikuar në revistën shkencore Cancer Discovery, përfshiu 101 pacientë. “U aktivizuan disa qeliza të sistemit imunitar që luajnë një rol të rëndësishëm në njohjen dhe vrasjen e qelizave kancerogjene”, shpjegoi Filippo De Braud, Drejtor i Departamentit të Onkologjisë dhe Hematologjisë dhe profesor i Universitetit të Milanos. Rezultatet e këtij studimi janë inkurajuese dhe tregojnë se kjo lloj diete është e sigurt, e realizueshme dhe e lidhur me shtimin në peshë në shumicën e pacientëve me kancer të trajtuar.
Lajmi tjetër i mirë është se ka arsye për të eksperimentuar me këtë qasje terapeutike në forma të ndryshme të kancerit. Siç shpjegon De Braud: “Fakti që dieta hipoglikemike është në gjendje të zvogëlojë nivelet e glukozës në gjak dhe faktorët e rritjes, përbën parakusht biologjik për eksperimentimin e kësaj qasjeje terapeutike ndaj formave të ndryshme të kancerit”
Në mënyrë të detajuar, do të ishte një dietë ciklike që do të respektohej për 5 ditë, çdo 3-4 javë.
Efektet theksohen nga studimi i Licia Rivoltini, drejtoreshë e Njësisë së Imunoterapisë së Kancerit, e cila mblodhi dhe analizoi mostrat e gjakut të pacientëve para dhe pas dietës pesëditore, duke theksuar se kjo rrit praninë e qelizave imune në gjak, si limfocitet T citotoksike dhe qelizat vrasëse natyrale: këto janë potencialisht në gjendje të njohin dhe vrasin qelizat e tumorit
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…