Ekspedita arkeologjike e kësaj vere në Ulpianën Antike vjen me zbulime të jashtëzakonshme
Përmendja e Justinianit të Madh dhe gruas së tij Theodora si themelues të qytetit dhe dedikues të kishave gjigante në qytetin e Dardanisë, Justiniana Secunda, paraqesin dëshmi të rëndësishme historike, duke sjell kësisoj evidenca të reja për historiografinë.
Përmendja “Urbem Dardaniae” (Qyteti i Dardanisë) në mbishkrimin e sapo zbuluar konfirmon faktin që dardanët dhe Dardania vazhdojnë të qëndrojnë si nje identitet dhe territor i rëndësisishëm edhe në shek. VI. Ndërsa Justiniani i Madh (527-565), përmes këtij mbishkrimi, na dëshmohet se ka ruajtur lidhjet me vendin e tij të origjinës – Dardaninë.
Gërmimet udhëhiqen nga kolegu ynë Arben Hajdari (Departamenti i Antropologjisë / UP), Christophe Goddard (ENS) dhe Milot Berisha (IAK). Pjesë e këtij projekti është edhe kolegu Ilir Culaj dhe një numër i madh i studentëve dhe ish studentëve nga Departamenti i Antropologjisë.
Përgëzime për kolegët nga Departamenti i Antropologjisë / UP, Arben Hajdari dhe Ilir Culaj, përgëzime për gjithë kolegët/et pjesëmarrës në gërmime!
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…