Tekstili më i vjetër prej mëndafshi, i zbuluar në Shqipëri është më se 2600 vjeçar.
Kështu deklaron studiuesi dhe restauruesi Frederik Stamati, i cili vjen me një tjetër dëshmi të trashëgimisë sonë kulturore.
Sipas tij, ky tekstil mëndafshi është zbuluar në Apoloni, brenda një urne prej bronzi.
“Urnën nuk po e paraqesim, gjithsesi ajo është e ekspozuar në Muzeun arkeologjik të Apolonisë. Natyrisht që nuk ka qenë një thërrime, si edhe ka mbetur, por një veshje që hidhej krahëve. Është shumë e hollë, në çdo 10 cm ka më shumë se 1000 fije mëndafshi. Ka pamjen e ngjashme me atë të thurjes së kanistrës”, tregon Stamati.
Sipas tij, brenda në urne ishte kthyer në një pluhur të zi, ku kishte shpëtuar vetëm kjo pjesë e ekspozuar në fotografi.
“Një pjesë e pëlhurës së mëndafshtë kishte dale nga urna dhe i ishte veshur asaj nga jashtë. Ruhet si imazh mineralesh korrozioni, të cilin nuk e kemi hequr. Nëse do t’i shikoni me kujdes fotot, do të dalloni se në këtë “bllok” janë dy tekstile. Ai në foton e dytë është endur më rrallë. Bën pjesë në tekstilet e endura me dy lisa, ose si i quan sot industria tekstile, garniturë”,- nënvizon Stamati.
Stamati shprehet se në urnë kanë qenë futur veç të tjerave dy tekstile, të përdorura si veshje të asaj kohe.
Nga duart e Mjeshtrit dhe Profesorit Frederik Stamati kanë dalë në dritë mjaft materiale dhe dëshmi historike të kombit tonë. balkanweb.com
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…