Zakonisht, ju mund ta dalloni lehtësisht nëse një faqe në internet e ka apo jo të implementuar çertifikatën e sigurisë pasi mund të dallohet nëpërmjet “s”-së te “http” në adresën e saj.
Prej vitit 2014, (shih video) Google ka ndërmarrë një fushatë të gjerë për të nxitur rritjen e sigurisë online për efekt të sigurisë dhe privacisë. Ndërkohë, ka njoftuar se tashmë përdorimi ose jo i HTTPS do konsiderohet si një nga faktorët përcaktues për listimin e faqes tuaj brenda këtij motori. Ky njoftim i dha edhe më shumë peshë nevojës për implementimin e një çertifikate SSL veçanërisht për faqet që e gjenerojnë shumicën e trafikut nga motorët e kërkimit ose që duan ta ruajnë listimin aktual edhe në të ardhmen.
Një kujtesë tjetër në lidhje me këtë çështje erdhi nga zhvilluesit e platformës WordPress të cilët theksuan nevojë e kalimit të faqeve në SSL për me daljen e versionit më të fundit të WordPress 4.7. Ndërkohë, edhe themeluesi i WordPress, Matt Mullenweg e theksoi këtë fakt në mbledhjen e përvitshme.
Disa sugjerime për ta implementuar çertifikatën SSL për faqen tuaj?
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…