<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Si t’i mbroni fëmijët nga i nxehti?

 

 

10 këshillat e ekspertëve për të mbrojtur fëmijët nga i nxehti

– Kujdes ndaj shenjave paralajmëruese, si goja e tharë, urinimi i pakët dhe përgjumja.

– Për të ulur rrezikun e goditjes nga i nxehti dhe dehidratimit te fëmijët, specialistët e Spitalit Pediatrik Bambino Gesù rekomandojnë dhjetë rregulla të thjeshta që duhen ndjekur gjatë gjithë verës, veçanërisht kur jetoni ose kaloni shumë orë në qytet.

– Ofroni shpesh ujë për fëmijët, edhe nëse nuk shfaqin etje, duke rritur sasinë e lëngjeve gjatë ditëve më të nxehta.

– Shmangni ekspozimin në diell dhe aktivitetin fizik gjatë orëve më të nxehta, afërsisht nga ora 11:00 deri në 17:00, duke preferuar vende me hije dhe të ajrosura mirë.

– Vishini me rroba të lehta, me ngjyra të çelëta dhe që lejojnë ajrosjen e trupit, mundësisht prej pambuku ose liri.

 

 

– Mbani ambientet të freskëta dhe të ajrosura mirë, duke përdorur ventilatorë ose kondicionerë dhe duke shmangur ndryshimet e menjëhershme të temperaturës.

– Preferoni vakte të lehta dhe një ushqyerje të pasur me fruta dhe perime, të dobishme për të kompensuar lëngjet dhe kripërat minerale të humbura.

-Mbroni kokën dhe lëkurën me kapelë, qëndrim në hije dhe kremra mbrojtës me faktor të lartë mbrojtjeje nga dielli.

 

 

– Kushtojuni vëmendje të veçantë foshnjave dhe fëmijëve me sëmundje kronike, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të të nxehtit. Te të porsalindurit është e rëndësishme të kontrollohet që pelenat të lagen rregullisht, pasi ulja e sasisë së urinës mund të jetë shenja e parë e dehidratimit.

– Njihni herët shenjat paralajmëruese, si goja e tharë, urina e pakët dhe e përqendruar, nervozizmi, përgjumja, të përzierat, dhimbja e kokës, ngërçet ose të fikëtit.

– Në rast goditjeje nga i nxehti, çojeni menjëherë fëmijën në një vend të freskët, freskojeni dhe jepini të pijë gllënjka të vogla uji.

 

 

– Drejtohuni menjëherë te pediatri nëse fëmija ka temperaturë të vazhdueshme, të vjella të përsëritura, refuzon të pijë, shfaq shenja dehidratimi ose përkeqësim të një sëmundjeje kronike.

 

 

– Ndërsa duhet të shkoni menjëherë në urgjencë në rast të ndryshimit të gjendjes së vetëdijes, vështirësive të rënda në frymëmarrje, humbjes së vetëdijes, konvulsioneve, pamundësisë për të pirë ose temperaturës shumë të lartë pas një ekspozimi të zgjatur ndaj të nxehtit.

admin admin

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

8 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

8 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

8 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago