<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si të përdorni sodën e bukës për pastrimin e bajameve dhe fytit të infektuar

Një nga problemet më të përhapura shëndetësore gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit janë infeksionet e bajameve dhe grykëve.

Këto infeksione prekin kryesisht fëmijët por nuk përjashtohen as të rriturit.

Infeksionet e bajameve shkaktohen kryesisht nga bakteret nëpërmjet ushqimeve të konsumuara por edhe ajrit të ndotur dhe të ftohurës.

Sipas të dhënave të AgroËeb.org, bakteret përgjegjëse për këto infeksione janë kryesisht: stafilokoku, streptokoku, myku dhe virozat.

Infeksionet shoqërohen me probleme si: vështirësia në gëlltitje, njolla të bardha në formë rrethore, dhe skuqja e bajameve.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=133&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Simptomat më të zakonshme të problemeve me bajamet janë; djegia e fytit, humbja e oreksit, fryrje të gjendrave limfatike në anë të qafës dhe fytit, ethe, temperatura dhe dhimbjet e fytit.

Ekspertët nuk përjashtojnë as humbjen e dëgjimit, vështirësi në të folur, dhimbje të veshit dhe erë të keqe të gojës.

Si Të Përdorni Sodën Për Shërimin E Bajameve

Gjyshet dhe nënat tona kanë gjithnjë zgjidhje, që sado të çuditshme të tingëllojnë, funksionojnë me të vërtetë kundër këtyre infeksioneve të dhimbshme.https://ads.digitalbee.al/www/delivery/afr.php?zoneid=125&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Pikërisht sipas traditës së gjysheve, ju mjafton të keni një copë nape ose garze sterile ta njomni me pak ujë të ftohtë ta lyeni me sodë buke dhe me të, të pastroni bajamet ose fytin nga pjesa e brendshme.

Është paksa e sikletshme por rezultati i pastrimit të bajameve dhe fytit nga infeksionet apo qelbëzimi është shumë i efektshëm.

Edhe gargara me sodë buke është një ndër trajtimet më të rëndësishme për shërimin e bajameve tek të rriturit dhe fëmijët.

Ju duhet të përzieni 125 ml ujë të vakët me një lugë çaji me sodë buke.

Përziejeni mirë dhe bëni gargarë duke e mbajtur kokën lart në mënyrë që tretësira të arrijë tek bajamet.

Kjo gargarë duhet bërë patjetër një herë në ditë.

Të Tjera Metoda Natyrale

Mjaltë Me Hudhër

Për këtë trajtim ju nevojiten një lugë gjelle me mjaltë dhe 4 thelbinj hudhër të shtypur fort.

Ato duhen përzier në 250 ml ujë.

Kjo tretësirë duhet pirë 3 deri në 4 herë në ditë për 4 ditë me rradhë.

Në fillim duhet të pini gjysmën e gotës së lëngut dhe më pas të hani grimcat e mbetura në fund të gotës.

Hudhra ju mbron me efikasitet ndaj infeksioneve dhe zbut enjtjen e bajameve.

Borzilok Dhe Limon

Zieni 10 deri në 12 gjethe borziloku në rreth 400 ml ujë.

Lërini të ziejnë për 10 minuta. Pasi ta keni kulluar, shtoni lëngun e një limoni, një lugë çaji me mjaltë dhe 2 gramë piper të zi.

Kjo kurë duhet pirë tre herë në ditë për 2 deri në 3 ditë.

Kripë Dhe Piper Të Zi

Piperi i zi shpërbën me efikasitet sekrecionet dhe largon infeksionet.

Sipas informacioneve të AgroËeb.org, kripa shërben si disinfektues ndërsa limoni lufton bakteret.

Në një tenxhere hidhni 250 ml ujë, shtoni një lugë gjelle me lëng limoni, një lugë çaji me piper kokërr dhe një majë luge çaji me kripë.

Pasi të kenë zier së bashku për 5 minuta, kullojeni çajin dhe shtoni një lugë çaji me mjaltë.

Ky çaj duhet pirë 3-4 herë në ditë, çdo ditë deri sa bajamet të shërohen plotësisht.

Një tjetër çaj i rekomandueshëm për shëndetin e bajameve është edhe ai me xhenxhefil, mjaltë dhe limon.

Ky çaj lufton bakteret, inflamacionin dhe rrit rezistencën e trupit ndaj këtij problemi.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

11 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

11 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

11 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago