<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Si të pastroni njollat nga librat

Librarinë shtëpiake, sidomos nëse është e vendosur në rafte të hapura, duhet ta pastroni rregullisht nga pluhuri

Letra është sikurse magneti dhe e tërheq pluhurin, ndërsa me kalimin e kohës librat me pluhur marrin një erë të pakëndshme dhe të rëndë.

Njollat e yndyrshme largoni me letër thithëse duke e vendosur nën fletën me yndyrë. Pastaj hekuroseni faqen me temperaturë të vakët dhe njolla e yndyrshme do të kalojë në letrën thithëse, transmeton Telegrafi.

Njollat në faqet e librave të shkaktuara nga pluhuri, largoni me një vatë të njomur në peroksid hidrogjeni të holluar. Kur t’i fshini të gjitha njollat, lëreni librin të hapur ashtu që të thahen faqet.

Njollat e ngjyrës, po ashtu, pastrohen me peroksid hidrogjeni të holluar. Mos harroni që nën faqen e njollosur të vendosni letër thithëse, në mënyrë që ngjyra e tretur të mos e njollosë faqen tjetër të pastër të librit.

Në hapësirat ku ka shumë libra nuk do të ndihet aroma e pakëndshme nëse pas librave, në rafte vendosni disa vata pambuku të njomura me kamfor.

Mykun nga kapakët e librit mund ta largoni me përzierjen e 10 gramë hidroksid dhe 50 gramë amoniak. Këtë përzierje me kujdes vendoseni në çdo njollë myku, ndërsa kur njolla të zhduket, fshijeni vendin e pastruar me ujë të distiluar. /Telegrafi/

InForCulture

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

6 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

8 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

9 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago