<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Si ndikon depresioni tek shëndeti i zemrës

Shpesh njerëzit e perceptojnë depresionin si një çrregullim emocional që ndikon vetëm tek humori dhe tek mendja, por kjo është pjesërisht e vërtetë!

Ekspertët më në zë të kësaj fushe, të cilëve u referohet AgroWeb.org, shpjegojnë se depresioni përmban shumë aspekte fizike të dëmshme, siç janë niveli i ulët i energjisë dhe drobitja e fortë.

Në trajtimin e kësaj sëmundjeje, ekspertët rekomandojnë trajtimin e aspektit emocional  por edhe fizik të depresionit sepse të dyja prekin fort cilësinë e jetës.

Depresioni jo domosdoshmërisht manifestohet me simptoma emocionale.

Sipas të dhënave simptomat fizike të depresionit janë të shumta siç janë luhajtjet në regjimin e gjumit, mungesë oreksi dhe rënie të energjisë.

Përpos tyre, njeriu vuan edhe nga dhimbjet e kokës ose të shpinës.

Disa njerëz përjetojnë edhe ndryshime në peshën e tyre.

Këto simptoma shfaqen sepse depresioni ndikon në disa zona të caktuara të trurit që kanë të bëjnë me mënyrën se si funksionon organizmi.

Për pasojë, njerëzit që vuajnë nga depresioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga dhimbja kronike.

Njerëzit e prekur nga depresioni kanë mungesa të thella të gjumit, por nga ana tjetër, ata janë tepër të drobitur dhe duan të flenë më shumë.

Si ndikon depresioni tek shëndeti i zemrës?
Siç e thamë edhe më lart, depresioni ndikon tek i gjithë trupi dhe jo vetëm truri.

Ai shkakton një inflamacion të shkallës së ulët që bllokon enët e gjakut.

Depresioni nxit edhe prodhimin e hormoneve të stresit duke zbehur reagimin e zemrës kur kërkon më shumë gjak.

Këto hormone aktivizojnë disa fragmente qelizore që grumbullohen dhe ngjiten me njëra tjetër duke bllokuar qarkullimin e gjakut e rrezikuar shëndetin e zemrës.

Pëveç ushqyerjes, aktivitetit fizik dhe trajtimit me barna të depresionit të rekomanduara nga mjeku, ekspertët rekomandojnë edhe përdorimin e bimëve mjekësore të caktuara që qetësojnë shpirtin, mendjen dhe për pasojë edhe organizmin plotësisht.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

7 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

8 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

9 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago