Ende pa u mbushur mirë një vit prej pushtimit serb të Kosovës dhe Maqedonisë, shqiptarët shpërthyen në kryengritjen e parë masive antiserbe.
Në shtator të vitit 1913, shqiptarët nisën të sulmonin garnizionet e hapërdara serbe në qytetet e Maqedonisë perëndimore, duke iu shkaktuar humbje të pallogaritshme,
I tillë ishte paniku në radhët e forcave të çakërdisura serbe, sa shtypi në Beograd shkruante se 50 mijë shqiptarë kishin kapur armët.
Korrespodenti i «Hamilton Spectator», duke u bazuar në telegrame nga kryeqyteti serb, jepte një pasqyrë të përmasave të gjëra të kryengritjes.
«Mësohet se 50 mijë shqiptarë po mësyejnë drejt Prilepit, Prizrenit, Tetovës dhe Kërçovës. Ikanakët po mblidhen në Manastir. Thuhet se shqiptarët po bëjnë mizori të tmerrshme. Serbia me ngut po i dërgon përforcimet në kufi”, përcjell kjo gazetë ethet e frikës që kishin kapëlluar Serbinë».
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…