<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Lëngu i pjeprit, zgjidhja e freskët për rënien nga pesha

Një metabolizëm i shpejtë pengon formimin e depozitave dhjamore dhe shkrin ato ekzistuese. Foto:Flickr

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut.

Ai është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe fibër.

90% e përmbajtjes së pjeprit është ujë, gjë që e bën këtë frut ideal për hidratim.

Përpos të tjerave, pjepri ndihmon në shkrirjen e depozitave dhjamore, humbjen e kilogramëve të tepërt, pastrimin e organeve dhe frenimin e nepsit.

Si Të Përdorni Lëngun e Pjeprit Për Të Humbur Kilogramët e Tepërt

Një sasi prej 100 gramë pjepër ofron 25 kalori, 6% sheqerna dhe 13% gramë karbohidrate komplekse.

Ndër të tjera, pjepri është shumë i pasur me antioksidantë dhe nuk përmban yndyrna apo kolesterol.

Lëngu i pjeprit rekomandohet të përdoret edhe për uljen e tensionit të lartë dhe për mbrojtjen e zemrës sepse është shumë i pasur ma kalium.

Nga ana tjetër, vitamina C dhe magnezi janë dy përbërës të rëndësishëm që mbrojnë imunitetin.

Të gjitha substancat e lartpërmendura e bëjnë më të lehtë pastrimin e trupit nga toksinat dhe rrjedhimisht përshpejtojnë metabolizmin.

Një metabolizëm i shpejtë pengon formimin e depozitave dhjamore dhe shkrin ato ekzistuese.

Kësisoj, njeriu e ka shumë më të lehtë për të humbur në peshë.

Lëngu I Pjeprit Për Një Gjumë Të Mirë

Lëngu i pjeprit është një burim domethënës i mineraleve siç është magnezi, që na ndihmojnë të flemë.

Për shumë vite me rradhë, lëngu i pjeprit është përdorur kundër pagjumësisë.

Ai shuan etjen, hidraton qelizat dhe na vë në gjumë.

Dehidratimi është një nga faktorët që prishin gjumin, thonë ekspertët.

Si Të Përgatisni Lëngun e Pjeprit

Për rënien nga pesha ky lëng rekomandohet të pihet 30-40 minuta përpara mëngjesit.

Për përgatitjen e lëngut ju nevojiten:

2 filxhanë me copa pjepri,

1 lugë çaji me lëng limoni,

1 lugë çaji me mjaltë

1 filxhan çaji me kubikë akulli

Gjysëm filxhan çaji me ujë

Përgatitja:

Hidheni pjeprin në një mikser dhe më pas shtoni mjaltin, lëngun e limonit, akullin dhe ujin.

Përziejini për disa sekonda deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm.

Për rënien nga pesha pijeni atë përpara mëngjesit, drekës dhe darkës,

Për gjumë të qetë, këtë lëng mund ta pini disa orë përpara gjumit.

Kjo pije përmban më pak se 150 kalori./

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

23 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

23 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

24 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

3 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

4 days ago