Të gjithë pajtohemi se kafeja ka përparësitë e saja shëndetësore dhe e ka një shije shumë të mirë, mirëpo ekziston edhe një pije edhe më e mirë për të filluar ditëm- ujë i ngrohtë me limon.
Uji me limon jo vetëm që shuan etjen mëngjesore por është i pasur me vitamina dhe materie ushqyese, ndërsa në vazhdim do të lexoni përparësitë e ujit me limon.
Limoni është një burim natyror i kaliumit, kalciumit dhe magnezit, përmban shumë elektrolite që hidratojnë trupin tuaj dhe në të njejtën kohë e pastrojnë atë nga toksinat.
Kur vitamina C e limonit përzihet me ujë, shërbejnë si adaptogen, një substancë natyrore që normalizon proceset në trup dhe ndihmon në luftën kundër virusëve dhe infeksioneve të tjera.
E keni dëgjuar për fibrat pektin? Ato zhvillojnë absorbimin e glukozës në trup dhe normalizojnë numrin e lipideve në trup, duke ulur dëshirën për ushqim. Për shkak të këtyre gjërave ju ndihmojnë të humbasni në peshë ndërsa lajmi i mirë është se limoni është përplot me pektin.
Depresioni dhe ankthi mund të jenë si rezultat i mungesës së kaliumit në gjak, ndërsa vetëm aroma e limonit mund të qetësoje sistemin tuaj nervor.
Limoni është armë kundër çdo gjëje që shkakton puçrra dhe ndezje të lëkurës suaj. Antioksidantët e limonit mund të pastrojnë lëkurën tuaj nga njollat dhe të zbusë puçrrat dhe skuqjen e lëkurës.
Aciditeti i limonit stimulon gjëndrrat e pështymës dhe me këtë e parandalon gojën e thatë, e cila është një ndër shkaktarët kryesorë të kundërmimit të gojës. Uji me limon mund të parandalojë sëmundje të mishit të dhëmbëve dhe të zbusë dhembjet e dhëmbit.
Limoni ka koncentrim më të madh të joneve negative sesa pemët tjera, ndërsa ato e rrisin qarkullimin e oksigjenit deri në tru andaj edhe ndjeheni më të kthjellët në mëngjes
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…