Studiuesi i njohur i letrave shqipe, Robert Elsie, ka publikuar një vepër të re. Libri titullohet “Albanian Alphabets: Borrowed and Invented” (Alfabetet shqiptare: Të huazuara dhe zbuluar).
Periudha që përfshin libri janë vitet 1750-1850. Alfabetet e huazuara janë: latin, grek, arab dhe cirilik, transmeton Telegrafi. Ndërkaq, alfabetet e krijuara janë: Alfabeti i Gregorit të Durrësit i vitit 1761, Alfabeti i Dhaskal Todhrit (fundi i vitit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX), Alfabeti i Jan Vellarës (1801), Alfabeti i Naum Veqilharxhit (1844/1845), i ashtuquajturi Alfabeti i Papa Totasit (1761), Alfabeti i Vezo Beit (1850) dhe Alfabeti i Konstantinit të Beratit (fundi i vitit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX).
“Edhe një libër tjetër që sapo botova, mbi alfabetet e shqipes. Rreth viteve 1750-1850 gjuha shqipe u shkrua në jo më pak se dhjetë alfabete të ndryshme. Sigurisht një rekord për një gjuhë evropiane! Ja i keni këtu”, ka shkruar Elsie në profiling e tij në Facebook.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…