“Të realizojmë të gjitha detyrat dhe të shkatërrojmë bllokadën”, dikton një tabelë në qytetin shqiptar të Shkodrës, por izolimi i Shqipërisë nga bota është rezultat i politikës së brendshme. Pa aleatë dhe e rrethuar nga kombe që kanë pasur synime historike ndaj tokës së saj, Shqipëria është e mobilizuar që të ecë e vetme nën diktaturën e rreptë të Enver Hoxhës i cili ka mbajtur pushtetin për 36 vjet.
Simbolet e kazmës dhe pushkës dominojnë skenat publike. Një marksist-leninist dogmatik, Hoxha prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, të cilin e konsideron “revizionist”, në 1961, dhe i prishi lidhjet me Republikën Popullore të Kinës dy vjet më parë. Rruga e vetëmjaftueshmërisë është shpesh një rrugë e vështirë. Automobilat privatë janë të ndaluar, kështu që shqiptarët udhëtojnë me biçikleta.
Vizitat nga gazetarët janë të rralla. Vitin e kaluar, Mehmet Biber, një fotograf turk që jetonte në Stamboll në atë kohë, mori një vizë vetëm disa muaj, pasi gazetari Sami Kohen, një tjetër rezident i Stambollit, kishte vizituar vendin. Nga bisedat me z. Kohen dhe nga përvojat e tij, z. Biber solli të parin raport të plotë nga Shqipëria që shfaqet në një revistë amerikane pas shumë vjetësh.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…