Bota jonë ka lindur 233 milionë vjet më parë. Para kësaj date kishte ndodhur një zhdukje masive e çdo gjallese dhe shkaku ka qenë një shpërthim vullkanik. Në këtë konkluzion ka arritur një ekip kërkimor që studimin e kanë publikuar në revistën ndërkombëtare Science Advances. Studimi në fjalë është rezultat i një pune dhjetëvjeçare, me analiza të detajuara gjeologjike dhe paleontologjike.
Sipas njërit prej profesorëve, në një epokë shumë të largët, në tokë u verifikua një shpërthim vullkanik me përmasa të jashtëzakonshme që prodhoi rreth një milionë km3 magmë, duke çliruar në atmosferë sasi ekstreme të gazrave serë dhe anidrid karboni, që çuan në një ngrohje globale. Kjo e fundit shkaktoi edhe një rritje masive të reshjeve që zgjati jo pak, por rreth një milion vite.
Por kjo zhdukje masive primordiale ka patur efektet e saj pozitive, pasi në Tokë u shfaqën me shpejtësi grupe të reja gjallesash, më të sofistikuara, ndër to edhe dinozaurët, duke kontribuar në lindjen e ekosistemeve të reja.
Gjatë viteve të fundit, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë 5 zhdukje masive gjatë historisë së Tokës, që përveçse ngjarjeve katastrofike dhe shkatërruese, kanë sjellë edhe rinovim të jetës.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…