<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Shkrimtarja – Daut Dauti

Sipas një hulumtimi, në literaturën fiktive gratë janë shkrimtare larg më të mira se burrat shkrimtarë. Ato kanë imagjinatë më të zhvilluar se burrat por edhe stil më të mirë të shkrimit. Kjo dëshmohet në literaturën angleze që fillon me Jane Austin e deri te J K Rowling, autorja e Harry Potter-it.
Por, shkrimtarja më e njohur dhe më e lexuara në botë është Agatha Christie, e cila ka shkruar 66 romane kriminalistike. Romanet e saja janë përkthyer në më shumë se 100 gjuhë dhe janë shitur më shumë se 4 miliardë ekzemplarë. Me fjalë tjera, më shumë se gjysma e botës i ka lexuar romanet e Agatha Christie-it. Me këto romane Agatha Christie ka themeluar strukturën e romanit kriminalistik që sot përcillet nga shkrimtarët e këtij zhanri.
Njeriu do të thoshte se duhet bërë shumë shkollë për t’u bërë shkrimtare e këtillë. Përkundrazi. Agatha Christie nuk ka shkollë më shumë se filloren. Ajo shkoi në shkollë te mesme por e braktisi menjëherë se nuk i duronte shabllonet dhe disciplinën shkollore.
Prandaj, filloi të udhëtonte. U mahnit me Egjiptin, Irakun, Sirinë dhe Turqinë. Nga Londra e deri në Irak udhëtoi me tren dhe këtu e gjeti inspirimin për romanin e saj më të njohur “Murder on the Orient Express” (Vrasja në Orient Ekspres). Qindra milionë ekzemplarë të këtij romani janë lexuar në më shumë se 120 gjuhë kurse në anglisht është ribotuar disa dhjetëra herë. Janë bërë edhe disa filma artistikë e dokumentarë. Janë shkruar edhe libra e dizertacione për këtë roman.
Në këtë roman treni niset nga Stambolli për Londër. Detektivi i famshëm belg, Hercule Poirot, të cilin e krijoi ajo, vjen nga Halepi (Siria) për ta zënë këtë tren dhe për të qëlluar në të kur vrasja ndodhë diku mes Vinkovcit dhe Sllavonski Brodit. Pastaj vazhdon mënyra se si Poirot e zbulon vrasësin.
Me këtë roman u popullarizua ky tren dhe u shpeshtuan udhëtimet në këtë relacion. Sidomos u bë i famshëm hoteli i njohur Pera Palace ku besohet se i shkroi skicat e para të këtij romani. Edhe sot ruhet dhoma ku ka qëndruar shkrimtarja e famshme Agatha Christie dhe njerëzit shkojnë për të qëndruar aty, mu për këtë arsye.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

24 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago