<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sheqer e limon për pastrimin e lëkurës

Lëkura është pjesa më e ndjeshme e trupit të njeriut.

Ajo ka nevojë për përkujdesje të veçantë dhe të vazhdueshme.

Lëkura është gjithashtu zona më e ekspozuar e trupit dhe për pasojë ka tendencën të njolloset nga puçrra, aknet dhe pikat e zeza.

Aknet lënë shenja të forta që prishin shkëlqimin e lëkurës dhe shkatërrojnë bukurinë e saj.

Një nga kurat më të mira bimore dhe natyrale për shëndetin e lëkurës dhe heqjen e njollave , bashkon lëngun e limonit me sheqerin organik kaf.

Kjo kurë natyrale është shumë mirëbërës edhe për heqjen e pikave të zeza dhe ato dhjamore në lëkurë.

Pasta me kokrriza e formuar prej sheqerit dhe lëngut të limonit përthan puçrrat dhe nxjerr me lehtësi pikat e zeza.

Limon dhe sheqer për pastrimin e lëkurës

Përgatitja e kësaj maske pastruese është shumë e lehtë.

Për të ju nevojiten:

Gjysmë limoni i verdhë

Çerek filxhan çaji sheqer kaf

Shtrydhni gjysmën e një limoni në një enë dhe shtoni çerek filxhani sheqer organik.

Përziejeni mirë që të formoni një maskë pastruese me kokrriza që heqin qelizat e vdekura.

Maskën mund ta përdorni në lëkurë duke e fërkuar atë me lëvizje rrethore.

Mbajeni për disa minuta deri sa të ngurtësohet pak.

Më pas merrni një peshqir për fytyrën, lageni me ujë të nxehtë dhe mbajeni në fytyrë për më pak se një minutë.

Avulli që do të lëshojë peshqiri do të hapë poret dhe do të zbusë maskën.

Fshijeni maskën nga lëkura dhe më pas vazhdoni me rutinën tuaj të përkujdesjes për lëkurën: qumështin, tonikun, kremin ushqyes.

Limoni ka aftësi shtrënguese për lëkurën dhe është shumë i mirë për heqjen e pikave të zeza dhe tkurrjen e poreve.

Kjo maskë mund të përdoret një herë në javë.

Ajo nuk mund të bëhet me sheqer të bardhë e të përpunuar sepse ai nuk i bën mirë as lëkurës dhe as organizmit.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

5 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

6 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

7 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago