<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Sali Jaha i Rugovës: Bajraktar i emëruar nga vet rugovasit dhe nga pushteti osman

Sali Jaha lindi në vitin 1803 në Koshutan të Rugovës. Sali Jaha si 14 vjeçar inkuadrohet në luftë për mbrojtjen e atdheut nga sulmet malazeze. Në Luftën e Bukovikut ne vitin 1817 Salihi ua pret kokën në dyluftim dy harambashëve malazez të njohur për vrasje e plaçkitje jo vetëm në Rugovë, por edhe më gjerë. Që nga ajo kohë Sali Jaha ishte emëruar Bajraktar nga vet rugovasit dhe nga pushteti osman. Në kohën kur ishte në shërbimin ushtarak të Përandorisë Osmane, Salihi radhitet ndër ushtarët më të dalluar dhe gradohet me graden e majorit.

Rugova gjatë kohës së Sali Jahës u bë vend strehim për shumë personalitete të tjera si: Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Isa Boletini etj. Sali Jaha ishte ishte njëri nga bashkëluftëtarët dhe bashkëpunëtorët më të afërt me atdhetarët Ali Pashë Gucia, Haxhi Zeka, Sylejman Vokshi, Jakup Ferri etj.

Ndër luftërat e njohura të Sali Jahës dhe rugavasve ishte Lufta e Beranës kundë malazezëve të udhëhequr nga Mark Milani dhe Todor Bajraktari. Në këtë luftë Salihut iu vranë edhe dy djemtë e tij. Me 10 qershor 1878 në Prizren u formua Lidhja Shqiptare e Prizrenit ku u mblodhën rreth 110 burra të penës e të pushkës nga e gjithë Shqipëria. Në mesin e këtyre atdhetarëve ishte edhe Sali Jaha së bashku me Çelë Shabanin si përfaqësues të Rugovës. Pas Lidhjes ai u angazhua me tërë qenien për mbrojtjen e trevave shqiptare të Plavës dhe Gucisë që Fuqitë e Mëdha ia dhanë Malit të Zi. Ishte anëtar i shtabit ushtarak të formuar nga Ali Pashë Gucia në shtator 1879 për të udhëhequr luftën kundër malazezëve. Jeta e tij vazhdoi me luftëra deri sa vdiq në vitin 1883. /traditat, Instagram /InforCulture.info

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

1 day ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

1 day ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

1 day ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago