<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Rapsodia e Drenicës në gurët e varreve të Aqarevës

Haxhi MEHMETAJ

Varreza e kulturës shqiptare më varret e lashta, ku kryhet varrimi deri në ditët e sotme, mund të vendoset nga mesjeta e hershme deri në mesjetën e vonë. Varret më rrasa në formë të arkës drejtkëndore janë të ngjashme më varret e kulturës mesjetare shqiptare të Komanit.

Në dy rrasa vertikali të një varri – kenotaf, në te dyja anët, në teknikën e incizimit janë vizatuar disa dhjetëra motive, të cilat sikurse në një rapsodi, ku në vend fjalëve janë përdorur figurat e skalitura në gurë. Veçohen figurat e njerëzve, të dhëna me nga një linjë vertikale më nga një pikëzim në maje, mburojat në formë rombi më nga një heshtë dhe shigjetë, trekëndëshat kundruall njeri tjetrit, qerrja me katër rrota, kryqi, pikëzimet, dielli, rrjetat e linjave dhe pema.

Pranë krahut të majtë të rrugës së asfaltuar, në hyrje të fshatit Aqarevë të komunës së Skenderajt, afërsisht 300m në jug të vendbanimit më emrin Gjytet gjendet njëra nder varrezat më të mëdha dhe më të rëndësishme, jo vetëm në trevën e Drenicës, por edhe në Kosovë. Rëndësia e saj si një thesar për studimin dhe njohjen e periudhës mesjetare del në pah nga mënyra e ndërtimit të konstruksioneve të varreve dhe nga preokupimet artistike, vizatimeve të skalitura në dy rrasa gurësh të një varri – kenotaf.

Varreza quhet më emrin “Vorret e Mëdha”. Përfshinë sipërfaqe rreth 1.5 hektarësh. Numëron mbi 100 varre të vjetra, të gjitha të ngritura me konstruksione gurësh të rrasave të shpatit, të orientuara lindje – perëndim dhe verilindje – jugperëndim. Për nga mënyra e ndërtimit kemi dalluar këto konstruksione varresh : Varre me dy rrasa të mëdha gurësh, të vendosura vertikalisht të koka dhe të këmbët, b) varre në trajtë arke drejtkëndore, c) varre në trajtë gjashtëkëndëshi dhe d) varre në formë arke drejtkëndore, të murosura me nga disa rreshta gurësh në të katër anët e varrit.

Në dy rrasa vertikali të një varri – kenotaf, në te dyja anët, në teknikën e incizimit janë vizatuar disa dhjetëra motive, të cilat sikurse në një rapsodi, ku në vend fjalëve janë përdorur figurat e skalitura në gurë. Veçohen figurat e njerëzve, të dhëna me nga një linjë vertikale më nga një pikëzim në maje, mburojat në formë rombi më nga një heshtë dhe shigjetë, trekëndëshat kundruall njeri tjetrit, qerrja me katër rrota, kryqi, pikëzimet, rrjetat e linjave dhe pema.

Varreza e kulturës shqiptare më varret e lashta, ku kryhet varrimi deri në ditët e sotme, mund të vendoset nga mesjeta e hershme deri në mesjetën e vonë. Varret e ngritura më rrasa në formë të arkës drejtkëndore janë të ngjashme më varret e kulturës mesjetare shqiptare të Komanit.

Rrasat e varrit të Aqarevës me vizatime (Vizatimi dhe dizajni: Dukagjin Mehmetaj)

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

6 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

6 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

6 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago