Si sot, 573 vite më parë, më 14 maj të vitit 1450, filloi Rrethimi i Parë i Krujës nga ushtria osmane e udhëhequr nga Sulltan Murati II dhe djali i tij, sulltani i ardhshëm, Mehmeti II.
Ushtria sulmuese osmane përbëhej nga rreth 100,000 ushtarë dhe në dispozicion kishte dhe 5 topa. Garnizoni arbëror i kështjellës përbëhej nga 1,500-4,000 ushtarë nën komandën e Vrana Kontit, ndërsa Skënderbeu me rreth 8,000 ushtarë qëndronte jashtë kalasë dhe sulmonte ushtrinë osmane, duke i shkaktuar humbje katastrofike.
Rrethimi i Krujës zgjati deri më 23 nëntor 1450, ku arbërit dolën fitimtarë dhe arritën të mbronin kalanë nga sulmet osmane.
Rrethimi i kushtoi ushtrisë osmane rreth 20,000 humbje, ndërsa humbjet e shqiptarëve ishin të pakta. Sulltan Murati filloi të tërhiqej nga Arbëria nga frika se mos humbiste më shumë burra nga dimri shqiptar, megjithatë vetë tërheqja shkaktoi humbjen e mijëra trupave tjerë osmanë nga sulmet e ushtarëve shqiptarë.
🎨 Hyrja Triumfale e Skënderbeut në Krujë, pikturë nga @agim.sulaj
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…