<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Rrahjet e zemrës nga kafja; A duhet të shqetësoheni?

 

Nëse sapo keni mbaruar filxhanin e kafesë dhe po përjetoni disa simptoma si nervozizëm ose shtim të rrahjeve të zemrës, është e llogjikshme që mund të ndiheni të shqetësuar.

Këto janë disa nga arsyet se përse kjo ndodh dhe a duhet të shqetësoheni në këtë rast?

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur pini kafe?
Kafeja përmban kafeinë, një stimulues natyral për trupin dhe sistemin nervor qendror. Kjo rrit më tepër vigjilencën, dhimbjen e kokës, nervozizmin, rrahjet e zemrës dhe mund të shkaktojë edhe marrjamendje. Njerëzit reagojnë ndaj kafeinës në mënyra të ndryshme. Disa nuk përjetojnë asnjë simptomë, ndërsa të tjerë kanë një sërë simptomash. Shpesh mënyra se si reagoni ndaj kafeinës ka të bëjë me sasinë që jeni mësuar të pini. Nëse zakonisht nuk pini kafe dhe rastis të pini gjatë ditës disa filxhanë, ka shumë gjasa të përjetoni rrahje të shtuara të zemrës.

A mund të shkaktojë kafeina probleme me shëndetin e zemrës?
Edhe pse efektet e kafeinës mund të bëjnë që zemra juaj të rrahë më shpejt, ky efekt nuk ka gjasa të shkaktojë probleme shëndetësore. Një studim të cilit AgroWeb.org iu referua, zbuloi se ata që pinin kafe katër herë ose më shumë në ditë kishin 18 % më pak gjasa të përjetonin rrahje të parregullta të zemrës në krahasim me ata që nuk pinin fare kafe. Gjetjet e studimit nuk tregojnë domosdoshmërisht se kafeja ka një efekt mbrojtës në zemër, por se nuk shkakton efekte të dëmshme në zemër.

Do të duheshin 80 deri në 100 filxhanë kafeje për të shkaktuar një dozë vdekjeprurëse nga kafeina. Por kafeja në sasi të pakta nuk është një substancë e rrezikshme, edhe pse mund të shkaktojë rrahje të shtuara të zemrës. Megjithatë, efektet stimuluese mund t’ju bëjnë të keni vështirësi për të fjetur ose t’ju trazojë stomakun. Dhe kjo gjë që mund të ndikojë në shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme. Por nëse keni shqetësime me shëndetin e zemrës ose nëse keni përjetuar një atak në zemër, AgroWeb.org ju këshillon të bisedoni me mjekun rreth konsumit të kafesë.

Përfitimet e mundshme në organizëm
Përfitimet nga konsumi i kafesë mund të përfshijnë një rrezik të reduktuar të zhvillimit të diabetit, kancerit të zorrës së trashë dhe gurëve në tëmth. Gjendje të tjera mbi të cilat kafeja ka efekt parandalues ​​përfshijnë mëlçinë dhe sëmundjen e Parkinsonit. Për të marrë përfitimet shëndetësore nga kafeja pa pasoja shëndetësore, AgroWeb.org ju sugjeron që të mos konsumoni më tepër se katër filxhanë kafeje në ditë. Katër filxhanë sigurojnë rreth 400 miligramë kafeinë, e cila konsiderohet si kufiri i sipërm i sigurt i stimuluesit./

admin admin

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

10 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

12 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

12 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago