Kirurgu robot do t’ju kontrollojë tani.
Për vite me radhë, bota e mjekësisë ka avancuar në mënyrë të qëndrueshme artin e procedurave të asistuara nga robotët, duke u mundësuar mjekëve të përmirësojnë teknikën e tyre brenda sallës së operacionit.
Tani studiuesit amerikanë thonë se një robot ka kryer me sukses një operacion te derrat – pa dorën udhëzuese të një njeriu. Për më tepër, shtojnë ata, kirurgu robot prodhoi rezultate “dukshëm më të mira” se njerëzit.
Avancimi është një tjetër hap drejt ditës kur mund të kryhen kirurgji plotësisht të automatizuara te pacientët.
Roboti Autonom i Indeve Inteligjente (Star) kreu një operacion laparoskopik për të lidhur dy skajet e një zorre në katër derra. Sipas një punimi të publikuar në Science Robotics, roboti shkëlqu në procedurë, e cila kërkon një nivel të lartë saktësie dhe lëvizjesh të përsëritura.
Axel Krieger, nga Universiteti Johns Hopkins, tha se ishte hera e parë që një robot kishte kryer operacion laparoskopik pa ndihmën e njeriut.
“Gjetjet tona tregojnë se ne mund të kryejmë në mënyrë automatike një nga detyrat më të ndërlikuara dhe delikate në kirurgji: rilidhjen e dy skajeve të një zorrë”, tha ai. “Star e kreu procedurën në katër kafshë dhe dha rezultate dukshëm më të mira se njerëzit që kryenin të njëjtën procedurë”.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…