NGA: GJON KEKA
Gjergj Kastrioti dhe Janosh Huniadi ishin dy aleatë besnik që i shërbyen kauzës së njëjtë ,prandaj Europa i quajti ata: “heronjtë dhe bijtë e palodhur të lirisë dhe mbrojtjes së Europës.”
Sipas F.Némellyek,”Huniadi ishte i informuar për të gjithë planin e Gjergj Kastriotit për rikthim në atdhe që në fillim, dhe kjo tregoi rezultatin e betejës dhe fitores.”
Pra sikur shihet Gjergj Kastrioti dhe Janosh Huniadi kanë lidhur marrëveshje apo Besëlidhje rreth planit të shpëtimit respektivisht rikthimin në gjirin e atdheut në nëntor të vitit 1443 të Gjergj Kastriotit i cili në fakt e mendonte atë natë e ditë sa ishte në oborrin e Sulltanit.
“Gjergj Kastrioti ishte një luftëtar i pakrahasueshëm,i cili i rezistoi me pak arbërorë forcave kolosale të pushtuesit të Kostandinopojës, e mbrojti dhe e ruajti sa jetoi, pavarësinë e Arbërisë së qeverisur prej tij.
Në mes të shkëlqimit më të madh të lavdisë së tij ai u largua nga skena e botës në Lezhë,në moshën 63 vjeçare.
Pas vdekjes së tij otomanët hynë në Lezhë e gërmuan varrin e këtij luftëtari të famshëm dhe pasi i bënë eshtrat e tij thërrime, i ndanë mes tyre, të bindur se kushdo që mbante një amuletë të tillë do t’i rritej guximi dhe do të arrinte lavdinë e përjetshme, për shkak të bëmave të tij heroike, si një Aleksandër i ri i Madh apo i quajtur Skënderbeu i Madh…”
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…