Çerçiz Topulli
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Maj 2020
“La Petite République” ka botuar, të hënën e 20 korrikut 1908, në faqen n°3, shkrimin e gazetës vjeneze “Reichspost” në lidhje me lëvizjet e patriotit dhe luftëtarit të njohur shqiptar Çerçiz Topullit, me qëllim shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Përgatitjet për pavarësi në Shqipëri
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
(Shkresë nga korrespondenti ynë i veçantë)
Vjenë, 19 korrik.
Reichspost (gazetë vjeneze) mori një telegram nga Shkodra ku thuhej se shefi shqiptar Topulis (Çerçiz Topulli), i cili bëri një udhëtim në Itali muajin e kaluar dhe mori subvencione financiare të konsiderueshme nga komitetet shqiptare, ka përgatitur organizimin revolucionar në të gjithë Shqipërinë.
Sapo të fillojë revolucioni në Maqedoni dhe të shpallet lufta, Shqipëria do të shpallë pavarësinë e saj. Një kuvend do të mblidhet në një qytet në bregdet për të pasur kështu mbrojtjen e anijeve luftarake të huaja nëse është e nevojshme.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…