Filmi ‘The long road to war’ (Rruga e gjatë për në luftë) është një dokumentar që ka për qëllim të vërtetoj se Lufta e Parë Botërore është planifikuar me vite, madje edhe para luftërave ballkanike. Një qëllim tjetër, ndoshta kryesori, është që të vërtetohet pafajësia e Serbisë në Atentatin e Sarajevës dhe atë që ka ndodhur gjatë luftës dhe si rjedhojë, Serbia të paraqitet si viktimë. Këto dy qëllime e paraqesin Gjermaninë, Austro-Hungarinë dhe Perandorinë Otomane si agresore ndaj Serbisë paqëdashëse. Natyrisht, që ka një dozë të theksuar të propagandës serbe pasi që filmi është financuar nga ministria e kulturës e Serbisë.
Megjithatë, filmi është i punuar me profesionalizëm dhe ka detaje ineteresante që më parë janë lënë anash. Meritat duhet t’i merr Millosh Shkundriq, i cili e ka bërë skenarin dhe regjinë. Janë shfrytëzuar materiale filmike nga shumë arkiva dhe flasin disa profesorë të historisë nga vendet e ndryshme evropiane.
Ky film dokumentar është në Netflix dhe është vështirë të thuhet se cila është shikueshmëria e tij, por në mesin e historianëve me siguri ka shikueshmëri të lartë. Kjo është se si Serbia ndikon edhe më tej në historiografi.
Askush, sikur shqiptarët nuk janë në pozitë për të bërë dokumentarë të këtillë, por nuk e kanë asnjë. Madje, shqiptarët nuk kanë as libër për t’i paraqitur shkaqet dhe rrjedhën e vërtetë të Luftës së Parë Botërore. Shqiptarët, përkundër faktit se deklarojnë se kanë historianë, skenaristë, regjisorë, ministri e para, nuk kanë asgjë të natyrës së këtij dokumentari serb dhe ende mbeten inferiorë në këtë aspekt.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…