<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Pushteti që i merret popullit, kthehet tek populli”. Fjalimi i Charlie Chaplin në filmin “Diktatori i Madh”

“Të gjitha qeniet njerëzore duhet të bashkohen, ta ndihmojnë njëri-tjetrin, të kënaqen për lumturinë e personit tjetër. Mos e urreni dhe as mos e përbuzni njëri-tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Natyra është e pasur dhe e mjaftueshme për të gjithë ne. Ne kemi harruar se jeta mund të jetë e lumtur dhe magjike. Lakmia na ka helmuar zemrat, e ka mbytur botën në urrejtje dhe e ka shtyrë atë drejt gjërave mëtë shëmtuara.

Sot ka miliona burra, gra, fëmijë të dëshpëruar, viktima të një sistemi që i detyron meshkujt të poshtërojnëdhe torturojnë njerëzit e pafajshëm. Atyre që na urrejnë, unë u them: “Mos u dëshpëroni”. Sepse lakmia që ndjeni, është thjesht një e keqe kalimtare, ashtu si pamjaftueshmëria e disa personave për të mos u kënaqur me arritjet e të tjerëve. Urrejtja e njerëzve zhduket bashkë me diktatorët. Pushteti që i kanë marrëpopullit, do të kthehet tek populli. Dhe pavarësisht mjetit të përdorur, liria nuk mund të shtypet”. – Fjalim nga filmi “Diktatori i Madh”, nga Charlie Chaplin

Ky është një nga ato fjalime të mençura që ende në ditët e sotme janë të vlefshme dhe gjejnë vend tëlexohen nga të gjithë. Jo më kot renditet ndër fjalimet më të bukura të të gjitha kohërave. Është kaq aktual momentalisht. Jemi përballë një lufte të nisur disa ditë më parë midis Rusisë dhe Ukrainës, kur zilia e njëpushtetari rus po shkakton humbje jete, dëme materiale dhe makth jo vetëm në shtetin e Ukrainës, por nëgjithë botën. Kujt ia merrte mendja se pas një periudhe pandemie të vështirë për çdo shtet dhe individ, nëshekullin e XXI të ishim duke shkruar e folur për një luftë, një luftë të vërtetë…?

Ajo që më pëlqen më tepër në fjalimin e mësipërm, është fjalia që kam përzgjedhur ta vendos në titullin e këtij artikulli. “Pushteti që i kanë marrë popullit, do të kthehet tek populli”. Asnjë qeveri nuk është e përjetshme. Zgjidhet dhe rrëzohet nga populli, i cili arrin ta kuptojë çdo vendim që merret në dëm, apo nëpërfitim të gjithë popullsisë së vendit. Dhe ajo që po mbillet me shumicë nga kjo luftë, është pikërisht urrejtja në popull, që padiskutim nuk sjell të mira për qeverinë e asnjë vendi.

Më vjen keq të shoh se si në ditët e sotme shpërdorohet besimi i dhënë, se si zilia personale nuk përfundon aty ku nis lëndimi i dikujt tjetër dhe se si askush, as qeveritë, nuk kënaqen nga arritjet e njështeti tjetër…

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

1 day ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

1 day ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

1 day ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 days ago