<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Pse tharëset e duarve në tualete përbëjnë rrezik për shëndetin?

Në vitin 2014 një grup studiuesish të Universitit të Leeds në Angli shpalli të vërtetën tronditëse se tharëset e duarve nuk kanë asgjë ‘sanitare’ në funksionimin e tyre, por jo shumë ia vunë veshin, shkruan Top Channel.

Ata thanë se mjetet e konsideruara ‘moderne’ shpërndanin bakteret nga duart e lara shkarazi të njerëzve, në të gjitha sipërfaqet rrethuese, në një masë aq të madhe saqë nga tualeti njerëzit dilnin më të pistë sesa kur hynë.

Në eksperimentet laboratorike, me kushte të rikrijuara si në tualetet publike, u zbulua se në ajër qarkullonin 27 herë më shumë baktere sesa në tualetet ku përdoreshin vetëm letrat higjenike, madje këto mikrobe qarkullonin për rreth 15 minuta më gjatë. Studiuesit janë rikthyer tashmë me prova të tjera kundër tharëseve të duarve me ajër.

Eksperimente janë kryer në banjot e spitaleve, ku çështja është akoma më serioze. Eksperimenti u krye në tualetet e spitaleve në Leeds, Paris dhe Udine të Italisë, gjatë një periudhe 12-javore, duke krahasuar ato ku përdoren letrat higjenike dhe ato ku përdoren tharëset me ajër. Rezultatet ishin të njëjta: Në Udine tualetet me tharëse ishin të mbushura me 100 herë më shumë baktere, në Paris kishin 33 herë më shumë sesa tualetet vetëm me letër dhe në Leeds 22 herë më shumë.

Në banjot publike britanike, mikrobi famëkeq rezistent ndaj meticilinës Staphylococcus aureus (MRSA) ishte në sasi 3 herë më të mëdha sesa në tualetet ku përdorej vetëm letër higjenike. Specie bakteriesh rezistente ndaj penicilinës dhe cefalosporinës gjendeshin në sasi shumë më të mëdha ku përdoreshin tharëset

InForCulture

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

9 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

10 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

11 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago