<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Pse në Britani i kanë nga dy çezme në lavaman? Kjo është historia

Por, kësaj radhe do të mësojmë për traditën e lavamanëve në Mbretërinë e Bashkuar, për t’i zbuluar arsyet se përse në këtë shtet vendasit i mbajnë dy çezme.

Për arsye historike

Shumica e shtëpive britanike datojnë në shekullin e 19-të dhe në vitet e para të shekullit 20-të, para se të shfaqeshin përzierësit e ujit dhe rubinetat modernë, transmeton Lajmi.net.

Disa nga banesat janë shumë më të vjetra, dhe kjo është një nga pasojat e të jetuarit në një pjesë të botës ku ka shumë pak tërmete. Kur kishte filluar të aplikohet sistemi i brendshëm hidraulik, ai kishte filluar me një sistem të thjeshtë që dërgonte ujë të ftohët direkt nga rrjeti në kuzhinë. Uji i nxehtë ishte shtuar më vonë, ndaras nga ai dhe kësisoj ishte krijuar sistemi me dy çezme.

Për ta respektuar ligjin

Në Britani të Madhe, ekziston një ligj i cili e ndalon përzierjen e ujit të nxehtë dhe të ftohët nga bojleri. Fakti është se nuk ka ndonjë ngrohje qendrore në shtet, dhe ekziston një tub i gazit në çdo shtëpi (të cilën britanikët e quajnë ngrohje qendrore).

Më herët se kjo kishte qenë e obligueshme një cilindër i veçantë si pjesë e bojlerit. Por për shkak të ndryshkut dhe arsyeve tjera, uji bëhej i dëmshëm për konsumim. Siç duket, kjo nuk i ndalonte njerëzit ta përzienin ujin dhe ishte e domosdoshme të prezantohej një ligj i cili e ndalonte përzierjen e ujit të ftohët – i përshtatshëm për konsumim – me ujë të nxehtë nga cilindri.

Për arsye ekonomike

Kur i përdorni dy çezme të ndara, i gjithë uji përzihet në lavaman në sasi të duhur dhe aty mund t’i pastroni duart. Kësisoj, ju e shpenzoni vetëm ujin të cilin e përdorni. Por, kur keni vetëm një çezme, ju e lëshoni atë, e caktoni temperaturën e duhur, e tek pastaj filloni t’i pastroni duart, gjë që konsumon më shumë ujë

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

7 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

7 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

7 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago