Në pasqyrimin e figurës së Krishtit, Mikelanxhelo e pajisi atë me një dhëmb prerës (incisiv) më shumë, siç kishte bërë në veprat e tjera (dhe siç bënin artistët e tjerë).
Përse?
Motivimi i paraqitjes së një incisivi qendror më shumë në gojën e Krishtit te “Mëshira” (1497-1499), ruajtur në Bazilikën e Shën Pjetrit, lidhet me simbolikën fetare.
Në ato kohë, në të vërtetë prerësi i pestë u përcaktua si “dhëmbi i mëkatit” dhe zgjedhja e Mikelanxhelos, për ta skalitur atë do të simbolizonte hamendësimin e tërë mëkateve të shoqërisë nga Krishti.
Kjo teori u mbështet nga Marco Bussagli, historian i artit pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Romë.
Dhëmbi i gjykimit
Po ashtu, Mikelanxhelo e pasqyroi “dhëmbin e mëkatit” edhe në disa skica të Gjykimit Universal, edhe pse ai nuk ishte as artisti i vetëm dhe as i pari që e bëri këtë.
Diçka e tillë duket, për shembull, midis nofullave të djallit të pasqyruar nga Botiçelli në vizatimet e tij, të “Komedisë Hyjnore”.
Rasti më i hershëm haset në “Mëshira”, nga Lorenzo Salimbeni, i cili jetoi midis shekujve XIV dhe XV.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…