Vetëkontrolli është shumë i vështirë kur të kap ajo dëshira gërryese për të ngrënë. Kur uria e pasdarkës të ‘shpon’ stomakun, nuk mund të rezistosh pa shkuar te frigoriferi sado rehat të jesh në krevat apo divan. Ndërkaq, nivelet e “hormoneve të urisë” rriten gjatë mbrëmjes, ndërsa ato të “ngopjes” zvogëlohen. Këtë ka pohuar një studim i publikuar në ‘International Journal of Obesity’.
Studimi ka treguar se si gjatë orëve të mbrëmjes njerëzit kanë më shumë tendenca ta teprojnë me ushqim. Studimi i ka marrë parasysh edhe nivelet e stresit të pjesëmarrësve dhe ka eksploruar mënyrën se si gjendja mendore mund t’ ndikojë në nivelet e “hormoneve të urisë” së tyre.
Pas analizave dhe eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë konstatuar se është e vërtetë që nivelet e hormoneve të urisë rriten gjatë mbrëmjes, prandaj edhe njerëzit kanë tendenca të hanë më shumë. Kjo do të thotë se gjatë mbrëmjes rrezikoni ta teproni me ushqim, e në veçanti nëse ndiheni të stresuar.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…