<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

A e dini pse hapja e gojës është ‘ngjitëse’?

A keni menduar ndonjëherë pse hapja e gojës është ngjitëse? Pse ndonjëherë mjafton të shohësh dikë duke e bërë në transport publik apo edhe në televizor për të na bërë ta hapim edhe ne gojën?

Dr. Reyan Saghir nga Kolegji i Londrës thotë se shkencëtarët e përkufizojnë hapjen e gojës si një aktivitet që konsiston në një hapje të gjerë të pavullnetshme të gojës dhe zgjerim maksimal të nofullës, e ndjekur nga një frymëmarrje e thellë dhe një frymënxjerrje e ngadaltë.

Megjithatë, ende nuk është plotësisht e qartë pse ne në të vërtetë na hapet goja… Disa mendojnë se kjo ndodh kur trurit i mbaron oksigjeni, por kjo teori u hodh poshtë rreth tri dekada më parë kur u botuan eksperimente që nuk treguan një lidhje midis mungesës së oksigjenit dhe vullnetit për hapje të gojës.

FOTO: FREEPIK

“Sot, teoria më e pranuar është se na hapet goja për ta nxitur zgjimin”, thotë doktor Saghir.

Kur lodhemi, veçanërisht kur shikojmë apo dëgjojmë ndonjë përmbajtje jo interesante, si një ligjëratë e mërzitshme, trupi zgjohet përmes hapjes së gojës.

Ai shton se studimet kanë vërtetuar se rrahjet e zemrës rriten pas hapjes së gojës dhe arrijnë kulmin 10 deri në 15 sekonda pasi ne është hapur goja dhe zgjohemi menjëherë.

Sipas studiuesve, empatia është arsyeja më e mundshme që na hapet goja kur i shohim të tjerët duke e bërë këtë. “Ndërsa njerëzit rriten, ne përmirësojmë zhvillimin tonë psikosocial dhe neurologjik, duke i marrë individët e tjerë që u hapet goja si një sinjal se edhe ne duhet ta hapim gojën”, pohon Dr. Saghir.

Hapja e gojës nuk është veprimi i vetëm, ku vërehet kjo sjellje kopjuese. Për shembull, në baza ditore, ne vazhdimisht dhe automatikisht imitojmë fjalë të tjera (ekolalia) ose veprime (ekopraksia) për t’u përshtatur.

Rezulton se është e natyrshme se truri ynë ka një automatizëm për t’i kopjuar njerëzit përreth nesh.

Për më shumë, hapja e gojës është edhe një dëshmi se jeni person empatik dhe mund të paraqesë një dëshirë të thellë njerëzore për të forcuar lidhjet me njerëzit afër jush. /

InForCulture

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

12 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

14 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

15 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago