Çfarë është kjo këmbanë në ketë interval kohorë të pazakontë, kishte pyetur Priftin një përfaqësues ndërkombëtar?
Po bie në shenjë respekti që tregohet ndaj vëllezërve shqiptar të besimit mysliman që janë të strehuar neper familje të famullisë, se është koha për të shtruar sofrën e Iftarit, iu kishte përgjigjur Don Kelemend Spaqi me shumë butësi.
Prifti Katolik, Don Kelmend Spaqi, famullitar në Kishën e “Shën Andout” në Gllogjan, gjatë kohës se luftës se vitit 1998-98, rrahu këmbanat për tu treguar myslimaneve të strehuar në familjet e fshatrave Gllogjan, Nepole, Llugagji e deri ku jehonin tingujt se është koha e iftarit për ata që kanë agjëruar në muajin e shenjtë të “Ramazanit”.
Për një përfaqësues ndërkombëtar që ishte për vizitë në zyrën e famullitarit, tingujt e këmbanës në atë kohë krijuan kureshtje, por kur mësoj arsyeje ishte mbetur i shtangur nga veprimi dhe kujdesi i një prifti katolik për shqiptaret e besimit mysliman që bëjnë iftarin me kambanat e Kishës.
Prifti katolik ka treguar se ushtria famëkeqe serbe kishte mbërritur në fshat dhe ai detyrohej që të gjithë fshatarët t’i merrte brenda në kishë për t’i mbrojtur nga vrasjet dhe përdhunimet.
Madje, Dom Spaqi rrëfen se disa herë serbët kishin tentuar të futeshin brenda në kishë për t’i vrarë të gjithë, por prifti kishte kërkuar që fillimisht të vritet ai dhe murgeshat e më pas fshatarët.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…