<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Pomada me hudhër – Si ta përgatisni dhe përdorni kundër sëmundjeve

 

Reputacioni i hudhrës kundër sëmundjeve është i pranuar gjërësisht nga shkencëtarët dhe ekspertët e mjekësisë alternative.

Ajo njihet si një antibiotik natyral dhe është e dobishme kundër infeksioneve bakteriale dhe virozave.

Hudhra mund dhe duhet konsumuar rregullisht çdo ditë duke ngrënë disa thelbinj ose duke i përfshirë ato në gatim.

Megjithatë, një mënyrë tjetër për të shfrytëzuar avantazhet e hudhrës për shëndetin është përgatitja e një pomade speciale, të cilën AgroWeb.org e sjell më poshtë.

Kjo pomadë është e dobishme nëse stomaku nuk ua lejon konsumin e hudhrës nga goja ose për njerëzit që nuk e durojnë shijen apo aromën e saj.

Si Të Përgatisni Pomadën E Hudhrës

Përbërësit

  • 2 ose 3 thelbinj hudhër
  • Një napë pambuku të pastër,
  • Ujë të ngrohtë
  • Vaj ulliri

Përgatitja

AgroWeb.org ju udhëzon të shtypni thelbinjtë e hudhrës në një havanë deri sa të përfitoni një masë të lëngshme e të butë.

Hapni napën e madhe prej pambuku dhe paloseni në dy shtresa.

Vendosini hudhrat e shtypura në mes të napës dhe mbështilleni atë në formën e një byreku trekëndor ose drejtkëndor.

Më pas napën me hudhër vendoseni në tasin e mbushur me ujë të ngrohtë dhe mbajeni për disa sekonda.

Shtrydheni ujin e tepërt.

Para përdorimit të pomadës në napë (që zakonisht vendoset në shputën e këmbëve ose në kraharor) lyejeni zonën me pak vaj ulliri për ta mbrojtur lëkurën nga një irritim i mundshëm.

Kur Duhet Përdorur Pomada E Hudhrës

Kjo pomadë përdoret kundër shumë sëmundjeve, sidomos kur prekeni nga gripi ose e ftohura.

Një sasi e vogël e saj mund të përdoret edhe në plagët e lëkurës ose pranë veshit kur keni infeksion.

Ajo rekomandohet të vendoset në zonat specifike të trupit që janë të prekura nga infeksioni.

Për shembull, nëse keni kollë dhe bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, pomadën e vendosur në napë mund ta mbani në kraharor.

Napa me pomadë duhet mbajtur në lëkurë për 2 minuta dhe më pas duhet zhvendosur ose aplikuar sërish më vonë.

Nëse keni mundësi ta zhvendosni, mund ta mbani napën për 2 minuta në kraharor, më pas në këmbë dhe më pas në shpinë.

Në rastin e fëmijëve, napa me pomadë nuk duhet mbajtur më shumë se 60 sekonda.

Për ripërdorimin e saj, mjafton ta fusni sërish në ujë të ngrohtë.

Nëse e vendosni në shputën e këmbës, këshillohet që të përdorni një fashë që ajo të mos lëvizë.

Kujdes

Hudhra mund të shkaktojë irritim të lëkurës.

Nëse vëreni acarim të saj pas vendosjes së pomadës, hiqeni napën menjëherë

admin admin

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

10 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

12 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

12 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago